Efektet shëndetësore të muçmollave shqiptare

Muçmolla është vogëlushja e familjes së trëndafilit. Kjo pemë...

Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”, devijimi i Kosovës drejt KiE-së

Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”!...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pse opozita mund të ketë interes për zgjedhje para se të themelohet Asociacioni, më shumë edhe se Albin Kurti?

Extra AL PVC

Shkruan Afrim Kasolli

 

 

Është thënë shpesh se është interes i Albin Kurtit, që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme para se te themelohet Asociacioni. Madje ai edhe do të veprojë sipas këtij plani. Sepse në këtë mënyrë do të mund të kishte edhe një mundësi ideale që të vazhdojë ta manipulojë opinionin edhe në këtë fushatë elektorale, se ai nuk e zbaton atë entitet famëkeq dhe se i ka rezituar të githa presioneve te mundshme, madje edhe të superfuqisë planetare per t’i mbrojtur interesat shtetërore.

Se gjithçka që është thënë për këtë temë, ka qenë shpifje e opozitës. Në këtë mënyrë, ky rrëfim do ishte i besueshëm para elektoratit të tij, sepse Asocacioni konkretisht mungon, pavarësisht faktit se ai është pranuar nga dy marrëveshje me Serbinë nga kryeministri dhe së fundi siç u informua opinioni ai edhe është betuar para diplomatëve ndërkombëtarë se një gjë të tillë do ta bëjë pa asnjë hezitim.

 

Por me driblime të tilla ai do të kishte shansin qe edhe për pak kohë ta shtynte ballafaqimin me ditën e gjykimit final. Kështu edhe ndjekësit e të parit të Qeverisë do të gjenin satisfaksion edhe për pak kohë në heroizmin e prijësit të tyre. Kurse kryesisht si tema elektorale do të dominonin disa aksione në komunat e banuara nga komuniteti shumicë serb, sikur largimi i disa billboredeve etj etj.

 

Mirëpo, interes për zgjedhje të parakohshme para se të themelohet Asociacioni mund këtë edhe opozita, mbase edhe më shumë se sa Albin Kurti. Sepse kësaj do t’i duhet po ashtu që te betohet para opinionit se si nuk do ta përkrah një projekt të tillë. Se kjo Qeveri ka pranuar diçka që kurrë nuk do ta gjejë mbështetje në taborrin opozitar. Dhe në këtë mënyrë kjo e fundit do të kishte mundësi ta ruante diferencën ne sytë e opinionit publik nga pushteti. Ta akuzonte këtë të fundit se edhe pse nuk i ka zbatuar ato që i ka pranuar, nuk ka tashmë rëndësi. E sikur një gjë e tillë të bëhej para zgjedhjeve ajo vetëm do ta bekonte themelimin e Asocacionit, pas ndonjë vizite nga diplomatët ndërkombëtarë në zyrat e tyre. Heshtja do të ishte “rezistenca” e vetme e tyre.

 

Po ashtu, sikur Asociacioni të implementohej  para zgjedhjeve, Albin Kurti, do të arsyetohej sikur se në shumë raste tjera, se ai po e bënë këtë për shkak te gjendjes se keqe që e ka trashëguar. Se nuk është fajtor por viktimë e atyre qe kanë qeverisur para tij. Se ka rezistuar maksimalisht ndaj asaj trashëgimie aspak minimale negative, por ka qenë e pamundur të çmontohet në tërësi.

 

Kështu opozita për shkak të detyrimit të e saj për të qenë e heshtur në raport me këto tema, ashtu edhe sic ka vepruar deri më tani edhe në shumë të tjerë, jo vetëm që nuk do të kishte guxim për ta kundërshtuar këtë opsion fatal për të ardhmen shtetit, por me këtë miratim “mortor”, ajo jo vetëm që do ta legjitimonte ndarjen e brendshme të Kosovës, por per me keq edhe interpretimin për fajin e saj se pse jemi në këtë gjendje. Sepse deri më tani nuk kemi parë ndonjë narracion tjeter nga ai zyrtar qe ky degradim është pasojë e aksioneve spontane të kësaj qeverie, por vetëm reaksion i së kaluarës.

 

Prandaj, edhe asaj i duhen zgjedhjet që të paktën përkohësisht ta mbajë gjallë iluzionin se është e ndryshme nga pushteti deri sa edhe kjo te ballafaqohet me ditën e gjykimit final. E të kuptohet se roli i drejtueseve actual të opozitës nuk është asgjë tjetër, pos i disa  pasagjerëve të ulur rehat në kolltukun e makinës që po e drejton Kryeministri Kurti, në të vetmin drejtim që ai dëshiron. Kurse të parët duke e shijuar në maksimum nga dritaret këtë piknik politik.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Efektet shëndetësore të muçmollave shqiptare

Muçmolla është vogëlushja e familjes së trëndafilit. Kjo pemë...

Qofte shtëpie me perime, traditë, shije, vlera

Përgatitja e recetës me qofte të shtëpisë është një...

Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”, devijimi i Kosovës drejt KiE-së

Nga “një hap larg” në “nuk dihet se kur”!...

Efektet shëndetësore të muçmollave shqiptare

Muçmolla është vogëlushja e familjes së trëndafilit. Kjo pemë e vogël çel fruta të vogla në ngjyrë të kafenjtë deri tek ngjyrë ndryshku. Këto fruta...

Knaus: Ministrat e Jashtëm në Strasburg nesër duhet të caktojnë një datë të re, që të mund të votojnë aplikacionin e Kosovës

Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë që të...

Qofte shtëpie me perime, traditë, shije, vlera

Përgatitja e recetës me qofte të shtëpisë është një nga traditat më të hershme shqiptare. Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të saj. Të...