Maqedonia në udhëkryq dhe keqleximi gjeopolitik i Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli-Që kur pat filluar shkatërrimi i Jugosllavisë,...

Dy raste të vdekjeve brenda ditës, një në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona....
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Projektligji për Byronë procedohet për seancë plenare

Extra AL PVC

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e Komisioneve kryesore për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, rrjedhimisht ka proceduar për shqyrtim në seancë plenare. Pro të njëjtit votuan gjashtë deputetë të mazhorancës, kurse nga opozita u përmbajtën nga votimi.

Megjithatë, vërejtje për këto raporte adresoi anëtari i komisionit, deputeti, Driton Selmanaj, i cili tha se aty ka vlerësime abstrakte për Byronë.

“Është ndoshta prej herëve të para kur shoh vlerësime abstrakte ose kuturu të komisioneve. Në Komisionin për buxhet thuhet se Projektligji për byronë përmban kosto shtesë buxhetore, por të përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës. Çka është ky vlerësim kështu. Çka është e përballueshme për buxhetin e Kosovës dhe çka jo. Gjithmonë çdo projektligj që ka ardh këtu është përcaktuar qartë sa është kosto buxhetore e këtij projektligji, madje është nda për vitet vijuese në mënyrë që të dihet qartë pasi janë paratë e taksapaguesve… Te rekomandimi tjetër i Komisionit për integrime evropiane, thotë se Projektligji për byronë nuk është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së. Ky është një vlerësim shumë i përgjithshëm, a ka rregullore ose direktiva të BE-së që e rregullojnë këtë çështje. Mendoj që nuk ka, por në të kaluarën ka ndodh se kjo çështje nuk është e rregulluar me direktiva të BE-së dhe ne mund të ecim tutje”, tha ai.

Këto vërejtje i mirëpriti kryetari i komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Integrime Evropiane është dashur të elaborojnë dhe arsyetojnë më shumë në vlerësimet e tyre për Projektligjin për Byronë.

“Janë ndërtuar si shabllone këto vlerësimet le të themi preventive minimale të komisioneve të përhershme. Le të themi si komisioni për buxhet, integrime evropiane, por edhe ai për legjislacion kur e ka rolin e komisionit të përhershëm të vlerësimit të përputhshmërisë së projektligjeve me Kushtetutën dhe ligjet. Esencialisht nuk po arrijmë të lëshohemi në thelb të çështjeve që kemi përgjegjësi, deri diku është e kuptueshme. Por kjo nuk t’i dërgojë nga ekstremi në ekstremin tjetër, nëse nuk është e mundur të bëhet vlerësim sa më substancial, kjo nuk do të thotë që të kemi vlerësim sipërfaqësor…Komisioni për buxhet në rastin konkret do të ishte me rendësi me na konstatu që buxheti a është planifikuar këtë vit për këtë agjenci, për byronë. Pasi në fakt është planifikuar se buxheti është miratuar në fund të vitit të kaluar. Edhe komisioni për integrime evropiane ka pasur mundësinë me elaboru, por po kufizohen në minimumin e vlerësimit”, theksoi ai.

Ndërkaq, kritika për menaxhimin e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, adresoi deputeti i LVV-së, Hydajet Hyseni.

Në mbledhjen e sotme komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për mjekësinë ligjore

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Maqedonia në udhëkryq dhe keqleximi gjeopolitik i Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli-Që kur pat filluar shkatërrimi i Jugosllavisë,...

Dy raste të vdekjeve brenda ditës, një në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona....

Osmani: Të vërtetën s’mund ta mohojë Serbia, gjërat që kam thënë në OKB janë të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta dhe se...

Maqedonia në udhëkryq dhe keqleximi gjeopolitik i Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli-Që kur pat filluar shkatërrimi i Jugosllavisë, analistë të ndryshëm ndërkombëtarë kishin paralajmëruar, se shpërthimi eventual i një lufte në territorin e...

Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani

Mënyra e sotme e ushqimit lehtë mund të çojë deri në mungesën e vitaminave në organizëm, qoftë të mos hani sasi të mjaftueshme të...