Të fundit:

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

Familjarët dhe përfaqësuesit e personave të zhdukur gjatë luftës...
ISP BroadcastISP Broadcast

Policia parandalon një rast të kontrabandës me kafshë

ISP Broadcast

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Debëllde, në drejtim të komunës së Vitisë, është parandaluar një rast i kontrabandës me kafshë.

Policia e ka ndaluar një automjet, në të cilin gjatë kontrollit janë gjetur 15 dele, të cilat “kishin të vendosura në vesh martikula”. Kjo ngjarje ka ndodhur në brezin kufitar me Maqedoninë e Veriut.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar aktivitete, kontrollet taktike dhe operacionet policore në teren.

Njësitet e task-forcës operative të DRPK-Lindjes, pas pranimit të informatave nga tereni për lëvizje të dyshimta (kontrabandë me mallra) në brezin kufitar me Maqedoninë, kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke ngritur prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Sot, më 14 dhjetor 2022, rreth orës 12:20, në fshatin Debellde, në drejtim të Vitisë është vërejtur duke qarkulluar një automjet transportues ngjyrë e bardhë me targa vendore. Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë automjetin të cilin e ngiste një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, është vërejtur se në të kishte të ngarkuar kafshë të imta (15 dele), të cilat nuk kishin të vendosura në vesh martikula.

Nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘kontrabanda me mallra’, dukë sjellë në mënyrë ilegale kafshë nga Maqedonia e Veriut është iniciuar rasti, i cili është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare-Lindje”, thuhet në njoftimin e policisë.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë,...

Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

Kryetari i Aleancës së Kosovës të Biznesit (AKB), Agim...

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, publikuar nga Bashkimi Evropian, është shumë i...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë, shkeljet e të drejtave të tyre janë mjaft të shpeshta. Nga shoqata “Konsumatori” thonë se konsumatorët...

Shahini: Rënia ekonomike në 3% shkaku i mungesës së investimeve kapitale dhe bllokimit të parave

Kryetari i Aleancës së Kosovës të Biznesit (AKB), Agim Shahini, i vlerëson shqetësuese parashikimet se rritja ekonomike do të jetë vetëm rreth 3 për...