Ambasada amerikane në ditën e lirisë së medias: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane...

Kurti në shkollën “Xhevdet Doda”, bisedon me nxënësit së bashku me ministrin Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia jep detaje për vrasjen në Prizren, gjashtë persona janë arrestuar

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për vrasjen që ndodhi në orët e para të së martës në Prizren, ku i plagosur mbeti edhe një tjetër person.

“Pas incidentit, tre nga të përfshirët në rast që ishin shtetas të Shqipërisë janë larguar me veturë në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Pas kontaktit me autoritetet e Shqipërisë, është konfirmuar se njëri nga personat e përfshirë në incident ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në lokalin ku ka ndodhur incidenti, dhe në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin, janë sekuestruar disa dëshmi.

“Lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj  dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet po aty derisa bëhet e ditur se në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja.

Njësitë e hetuesisë janë në koordinim me autoritetet e Shqipërisë për vazhdimin e ekzaminimeve e trupit të pajetë si dhe veturën e viktimës.

Rasti i cili është hapur si “vrasje e rëndë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ambasada amerikane në ditën e lirisë së medias: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane...

Kurti në shkollën “Xhevdet Doda”, bisedon me nxënësit së bashku me ministrin Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë...

Punësime pa konkurs, Inspektorati i Punës gjobit RTK-në

Radio Televizioni Publik i Kosovës është gjobitur për 1500...

Ambasada amerikane në ditën e lirisë së medias: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se demokracia e fortë e inkurajon shtypin e lirë, i cili mban...

Kurti në shkollën “Xhevdet Doda”, bisedon me nxënësit së bashku me ministrin Vitia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës...

Krasniqi: Qeveria ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve, raporti i sotëm, vlerësimi më negativ ndonjëherë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se gazetarët dhe punëtorët e mediave, historikisht kanë mirëmbajtur standarde,...