Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

Policia jep detaje për shpërthimet në veri: Nuk ka të lënduar

ISP Broadcast

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e kësaj të marte janë regjistruar disa incidente në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës së Veriut, por deri në këto momente nuk është raportuar për të lënduar.

Në sqarimin e policisë thuhet se dyshohet për shkrepje armësh e shpërthimesh dhe gjithashtu bëhet e ditur se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Sipas komunikatës për media, këto incidente kanë ndodhur pasi njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

“Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri,  Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore”.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, ka njoftuar policia.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri,  Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të  kryerjes së detyrave dhe kompetencave të  tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...