spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Plagoset një person në Prizren, vdes gjatë rrugës për në spital

Extra AL PVC

Një 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën pas një konflikti në një lokal nate në Prizren.

Konflikti i nisur fillimisht në lokal ka vazhduar në rrugë ku viktima së bashku me tre miqtë e tij, duke u larguar me makinë është qëlluar me armë.

Ai ka humbur jetën rrugës për në spital, ndërsa është plagosur dhe një tjetër.

“Në Morinë, rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

“Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas të Kosovës”.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre””.

“Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë e Kosovës dhe vijon shkëmbimi i informacionit”.

“Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...