​Osmani e quan urgjente luftimin e lajmeve të rreme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Botërore të...

Nesër përurohet shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë

Shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do...

Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimet e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

PDK kritikon buxhetin 2023, Reçica akuzon Muratin për dështimin e impiantit në Ferizaj

Extra AL PVC

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vlerëson se buxheti i vitit 2023 i miratuar dy ditë më parë në Kuvend, është jo zhvillimor dhe diskriminues. Deputeti nga kjo parti, Elmi Reçica përveç që ka pasur kritika për buxhetin, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për ndarje jo të drejt buxhetore dhe dështimin e një projekti për rajonin e Ferizajt.

Deputeti Reçica, një në një intervistë, ka thënë se ministri Murati qëllimisht e ka dështuar një marrëveshje ndërkombëtare me Hungarinë për financimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

Mes dy leximeve, PDK propozoi 37 amendamente për buxhetin 2023, një prej tyre edhe për ndarjen e mjeteve për impiantin e Ferizajt, por që asnjë prej këtyre amendamenteve nuk ka kaluar gjatë shqyrtimit në seancën e fundit.

Reçica: Ministri Murati qëllimisht ka dështuar marrëveshjen për financimin e impiantit

“Unë kam pasur 6 amendamente, edhe një për komunën e Vitisë, që është më i diskriminuari. Në amendamentin 14 kam parashtruar një nevojë të domosdoshme në formë të amendamentit për një impiant, për trajtimin e ujërave të zeza. Është rajoni i Ferizajt që është një nga shtatë regjionet, që është tatimpaguesi i dytë në Kosovë pas komunës së Prishtinës dhe nuk ka asnjë impiant për trajtimin e ujërave të zeza. Për këtë kam kërkuar që të ndahen mjete buxhetore meqë ato mjete inkasohen nga komuna e Ferizajt, përmes taksave dhe tatimeve dhe kontributeve të tjera, të ndahen 42 milionë euro. Dhe duke pasur parasysh që ne kemi pasur një marrëveshje me qeverinë hungareze në vlerë prej 62 milionë eurosh, marrëveshje e cila brenda saj ka pasur edhe impiantin për trajtimin e ujërave të zeza, dhe kjo qeveri dhe ky ministër, Hekuran Murati, qëllimisht e ka dështuar këtë marrëveshje vetëm për arsye politike. Ai ka edhe përgjegjësi personale për shkak të dështimit të asaj marrëveshje”, thotë ai.

Deputeti Reçica thotë se ka vërtetuar me të gjitha dokumentet në institucionet përkatëse, se ministri Murati nuk ka treguar drejt për dërgimin e notës verbale për shtyrjen e afatit të kredisë me qeverinë e Hungarisë.

Reçica: Murati nuk e thënë të vërtetën

“Këtu del që ai (ministri Murati) nuk i ka shkruar letër qeverisë hungareze. Ai i ka shkruar një letër të thjeshtë, pa notë verbale. Dhe natyrisht afati i kredisë ka kaluar, këto janë edhe email-t…. Pastaj, unë iu kam drejtuar edhe Agjencionit për Informim dhe Privatësi, që më ka dhënë të drejtë që ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e ka folur të vërtetën kur unë i kam kërkuar përmes pyetjes parlamentare për marrëveshjen me qeverinë e Hungarisë. Kështu që tash meqë ai ka bërë këtë veprim siç e ka bërë, kam kërkuar që së paku me anë të këtij buxheti mbi 3 miliardë euro, të ndahen mjete buxhetore prej 42 milionë eurosh për financimin e impiantit”, thotë ai.

Deputeti nga Ferizaj, Reçica ka treguar për kushtet e kredisë që kanë qenë me qeverinë e Hungarisë dhe për mos votimin e këtij amendamenti mes dy leximeve për buxhetin që parasheh ndërtimin e impiantit në Ferizaj.

Reçica: Murati e ka humbur projektin qëllimisht

“Ka qenë një marrëveshje me qeverinë hungareze me një kredi zero interes prej 62 milionë eurosh, prej tyre 42 milionë euro kanë qenë të parapara për impiantin për trajtimin e ujërave të zeza. Ministri Hekuran Murati e ka dështuar për qëllime politike atë marrëveshje. Ka skaduar afati i kredisë, qeveria hungareze ka kërkuar vetëm një letër zyrtare për ta shtyrë afatin e kredisë, dhe pastaj me shtyrjen e afatit të kredisë, kishin dalë organet kompetente ose ata që merren me çështjen konkrete të impiantit dhe pastaj kishin filluar investimet. Kjo, është ajo që (ministri Murati) e ka humbur projektin qëllimisht, ndërsa tash nuk e ka votuar e as futur projektin në buxhetin për vitin 2023. Dhe amendamentin e 14 që unë e kam propozuar dhe 11 deputetë të tjerë të regjionit të Ferizajt, ministri i Ferizajt dhe partia e tij nuk e kanë votuar atë”, theksoi ai.

Reçica nga PDK, kritikoi pushtetin edhe për ndarjen jo të drejtë të buxhetit për investimet kapitale nëpër komuna.

Reçica: 52% e buxhetit për investime kapitale është ndarë për komunat e VV-së

“Është edhe një çështje tjetër që e bënë diskriminues këtë buxhet. Për komunat e Vetëvendosjes, janë diku 52% të mjeteve për investimeve kapitale për ato tri komuna. Këto tri komuna të udhëhequra nga VV i kanë vetëm 9 për qind të territorit dhe 8 për qind të popullsisë Kurse 48% e mjeteve për investimeve kapitale janë për krejt komunat e tjera të Kosovës. Është një diskriminim që nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje”, thotë ai.

Projektbuxheti për vitin 2023 në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro është miratuar enjten në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

E Enjtja ishte Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimeve dhe Google...

​Osmani e quan urgjente luftimin e lajmeve të rreme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Botërore të...

Shkëlqimi i madh i Mirlind Dakut në Rusi, sulmuesi shqiptar në garë për dy çmimet kryesore

Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të...

Nesër përurohet shtatorja e Skënderbeut në Gjakovë

Shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu do...

Google thotë se 400 milionë përdorues të saj përdorin teknologjinë passkey

E Enjtja ishte Dita Ndërkombëtare e Fjalëkalimeve dhe Google dëshiron të njoftojë përdoruesit e ditët e fjalëkalimeve janë të numëruara. Passkey janë 2 çelësa kriptografikë,...

​Osmani e quan urgjente luftimin e lajmeve të rreme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se në kohen kur po kërcënohen paqja e stabiliteti në...

Shkëlqimi i madh i Mirlind Dakut në Rusi, sulmuesi shqiptar në garë për dy çmimet kryesore

Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Superligën e Rusisë, gjë që ka bërë që të jetë në garë për...