Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve

Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për...

Një sasi kokaine prej 40 milionë funtesh është gjetur në një fshat britanik

Katër burra janë arrestuar pasi një sasi kokaine prej...

​Patriarku serb kremton Pashkët me kriminelët që pësuan debakël në Koshare

Patriarku Porfirije u takua të dielën e Pashkëve në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me të cilët diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se presidentja Osmani në takim me diplomatët e Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, theksoi progresin e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, transparencës, qeverisjes së mirë dhe në veçanti respektimit të të drejtave të njeriut.

Presidentja Osmani tha se Kosova ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në BE, në dhjetor të vitit 2022 dhe se është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, ka theksuar Osmani.

Më tej, presidentja Osmani tha se Kosova e ka inkorporuar Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Kushtetutën e saj, duke siguruar të drejtat e komuniteteve, sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike, siç dëshmohet nga organizata të besueshme ndërkombëtare.

Osmani para diplomatëve foli edhe për angazhimin dhe përkushtimin për avancimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe mbajtjen e edicionit të dytë të Forumit WPS, i cili e ka shndërruar Kosovën në një lider rajonal në përmbushjen e kësaj agjende.

Në përputhje me aspiratat e Kosovës për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, presidentja Osmani foli edhe për rritjen ekonomike, investimet direkte, si dhe potencialin dhe sukseset e rinisë së Kosovës në shumë fusha në paraqitjet ndërkombëtare.

Duke folur për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Osmani theksoi rëndësinë e anëtarësimit në këtë organizatë në funksion të rritjes së efektivitetit të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, duke u dhënë atyre qasje në mekanizmat për të drejta të njeriut.

Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Gavin Rossdale e ka bërë publike lidhjen me të...

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në...

Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve

Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për...

Një sasi kokaine prej 40 milionë funtesh është gjetur në një fshat britanik

Katër burra janë arrestuar pasi një sasi kokaine prej...

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Gavin Rossdale e ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij, Xhoana Xheneti. Rossdale ndau për herë të parë një foto me Xhoana X...

Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni”...

Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve

Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. Sipas njoftimit nga autoritetet italiane, hetuesit po punojnë për të zbuluar lidhjet e...