Të fundit:

Mot pjesërisht i vranët gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...
ISP BroadcastISP Broadcast

Osmani: Aplikimi për anëtarësim në KE dhe në BE, ngjarje kulminante të këtij viti

ISP Broadcast

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve të Kuvendit, duke folur për aktivitetin e saj në fushën e politikës së jashtme ka theksuar se gjatë vitit 2022 është investuar shumë në zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me shtetet anekënd botës.

“Këtë vit kemi ndërmarrë hapa konkret drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi në këtë institucion është moment kulminant i angazhimit të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Dje, ndërkaq nënshkruam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili sot i dorëzohet Presidencës Çeke, të cilën dua ta shfrytëzoj rastin ta falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme për këta 6 muaj. Anëtarësimi në BE është objektiv i yni strategjik, prandaj aplikimi na sjellë një hap më afër realizimit të këtij synimi historik. Në këtë frymë, ne kemi filluar po ashtu diskutimet politike me aleatët tanë për përfshirjen e Kosovës në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, si hap paraprijës formal i anëtarësimit në NATO”.  

Sipas saj, gjatë këtij viti me punën e saj është kujdesur që t’i ruajë e thellojë miqësitë ekzistuese, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, shtetet e BE-së.

“Vetëm gjatë këtij viti kam takuar 44 krerë të shteteve nga të gjitha kontinentet, 46 kryeministra, e shumë liderë të tjerë të dikastereve të ndryshme, përfshirë këtu edhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare. Gjatë këtij viti janë realizuar 19 vizita bilaterale (si mysafir apo nikoqir), si dhe Kosova është përfaqësuar në forume e takime të shumta rajonale e ndërkombëtare”.    

Ajo ka potencuar se në çdo takim e vizitë në fokus ishte fuqizimi i bashkëpunimit në dobi të zhvillimit të vazhdueshëm të vendit tonë.

“Këtë vit, Kosova u ftua të jetë palë e barabartë në krijimin e Komunitetit Politik Evropian, që është nismë e Presidentit Macron e që bashkon 44 shtete të kontinentit tonë. Në Samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian adresova sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe kërkova përkrahjen e partnerëve tanë në adresimin e këtyre sfidave”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani. Ajo ka përmendur në këtë funksion edhe mbajtjen e edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në të cilin mbi 500 pjesëmarrës, nga pesë kontinente të ndryshme, si dhe mbi 130 panelistë të ndryshëm. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mot pjesërisht i vranët gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të...

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje para sulmit të 24 shtatorit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Mot pjesërisht i vranët gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell. Temperaturat minimale do...

Kurti, emisarit Sarrazin: Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,...

Prezantohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku

Drejtori i policisë, Gazmend Hoxha ka prezantuar pamje të vendit ku terroristët serbë u përgatitën për sulmin në Banjskë. Ai gjithashtu ka prezantuar edhe momentin...