Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri...

Presidentja Vjosa Osmani kujtoi Betejën e Çabratit

Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve...

Qeveria u mundëson serbëve t’i konvertojnë patentë shoferët në ato të Republikës së Kosovës, Kurti jep detaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!

Extra AL PVC

Që nga ndryshimi i papritur i motit, numri i pacientëve të të gjitha moshave është rritur.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare, shumica janë pacientë kronikë, kryesisht ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sindroma akute koronare. Gjithashtu është regjistruar edhe një numër i shtuar i goditjeve në tru dhe i problemeve me frymëmarrjen.

I gjithë organizmi ynë vuan kur ndikohet nga ndryshimi i shpejtë i motit. Trupi ynë sillet sipas të gjitha ligjeve të fizikës dhe përpiqet të bëjë kompensimin. Ndërsa presioni i jashtëm rritet, organizmi ynë përpiqet t’i kundërvihet atij. Dinamika e enëve të gjakut është se ato zgjerohen dhe tkurren në varësi të presionit të jashtëm, gjë që shkakton rritje ose ulje të presionit të gjakut. E njëjta gjë ndodh në vetë muskulin e zemrës. Vitet e fundit grupi i pacientëve meteoropatë është në rritje.

Edhe më herët kishte njerëz që reagonin vrullshëm ndaj ndryshimeve të motit, por tani kjo popullsi është shumë më e madhe dhe janë kryesisht persona të moshës 42 deri në 55 vjeç. Kjo është një popullatë që është e përfshirë në mënyrë dinamike në jetë, ata bëhen më nervozë, lëvizin më shumë, shkojnë nga një mjedis në tjetrin dhe të gjitha këto rrisin rrezikun.

Këshillohet që njerëzit të qëndrojnë sa më shumë në ambiente të mbyllura gjatë ndryshimit të motit, sepse ndryshimi i presionit brenda është shumë më i ngadaltë se jashtë. Gjithashtu, të gjithë ata që ndjejnë ndonjë shqetësim, duhet të shkojnë te mjeku.  Ndërkaq, zona nga Thumana e deri në afërsi të Vorës është përfshirë nga një mjegull e dendur, që redukton ndjeshëm shikueshmërinë e shkakton vështirësi në lëvizjen e mjeteve.

Kush udhëton nga veriu për në Rinas e më tej në Vorë, si dhe anasjelltas duhet të ketë kujdes. Po ashtu, mjegulla sjell probleme edhe në uljen e avionëve, pasi mbulon zonën e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Rinasit. Kjo ka çuar në shtyrje e vonesa të fluturimeve. Sa i përket parashikimit të motit sot në vend, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se në javën që kemi hyrë, pritet që territori shqiptar të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të një zone të thellë me presion atmosferik të ulët, pozicionuar mbi Detin Mesdhe, në veri të kontinentit Afrikan dhe një mbi Gadishullin Apenin.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës,...

Përkujtohet Maks Velo, artisti që vuajti në burgun e Spaçit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot arkitektin, piktorin...

Sonte fillon Eurovision 2024

Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15...

Kosova bëhet me autoambulancë për foshnjat e porsalindura

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri...

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i...

Përkujtohet Maks Velo, artisti që vuajti në burgun e Spaçit

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot arkitektin, piktorin dhe publicistin e mirënjohur Maks Velo (31 gusht 1935-7 maj 2020). Maks Velo lindi në Paris...

Sonte fillon Eurovision 2024

Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të...