Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur...

FAZ: Në kryeqytete evropiane flitet që ‘njëherë nisja e Asociacionit pastaj vota për KiE’, Kurti e di

Kur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe...

Dëshmitari: Rrushe e Latife Kolollin i vranë forcat serbe

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Nuredin Abazi tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MPB konfirmon ndalimin nga Serbia të zëvëndës-drejtorit të Policisë së Kosovës

Extra AL PVC

Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër aktin e paprecedentë të Serbisë, me ndalimin e qindra qytetarëve tanë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të ndaluar.

Në një komunikatë për media të  MPB-së thuhet se pas fitores së djeshme të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku me shumicë votash u miratua Raporti i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, Serbia ka aktivizuar metodat e saj të hakmarrjes duke keqtrajtuar sot qytetarët tanë që po udhëtonin përmes territorit të saj.

Nga mëngjesi i hershëm janë targetuar autobusë dhe automjete që po transportonin qytetarët tanë nga perëndimi drejt Kosovës apo anasjelltas, duke i ndaluar ata, duke i’u konfiskuar dokumentet personale dhe duke i intervistuar pa asnjë arsyetim paraprak. Qytetarët tanë janë mbyllur në zyret e autoriteteve të Serbisë me orë të tëra dhe nga persona të ndryshëm janë intervistuar për pjesëmarrjen apo lidhjet e tyre eventuale me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës apo me luftën në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Ky akt i Serbisë duke i’u ndaluar lëvizjen dhe duke i maltretuar për mbi 20 orë qytetarët tanë pa dallim moshe dhe gjinie, sipas MPB0së shkelë çdo normë njerëzore e mbi të gjitha është shkelje flagrante e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Që nga mëngjesi i sotëm është duke u mbajtur në ndalim pa asnjë sqarim edhe Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb Dejan Jankovic. Sipas informacioneve që posedojmë, Zëvëndësdrejtori Jankovic është dërguar në Rashkë dhe duke njohur këtë praktikë të përsëritshme të Serbisë ndaj qytetarëve dhe zyrtarëve policor, i njëjti intervistohet nga akterë të ndryshëm shtetërorë të Serbisë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në reagimin e MPB-së thuhet se institucionet përkatëse janë në proces të sigurimit të informacioneve të sakta për të sqaruar situatën e krijuar por nga ato që posedojmë deri tash, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serb) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë. 5 nga ta janë liruar ndërsa 5 ndodhen akoma në mbajtje, duke përfshirë edhe Zëvëndësdrejtorin Jankovic.

Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe institucionet përkatëse janë duke përcjellur me vëmendje informatat e pranuara dhe të njëjtat janë duke u ndarë edhe me partnerët ndërkombëtar.

I bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë për lirim të menjëhershëm të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të ndaluar pa asnjë arsyetim dhe në shenjë hakmarrje për Republikën e Kosovës. Ndërkaq, kërkojmë nga i gjithë faktori ndërkombëtar të dënohet fuqishëm kjo sjellje e Serbisë karshi qytetarëve të Republikës së Kosovës. Të tilla akte janë bërë vazhdimisht nga ky shtet për çka ritheksojmë se në burgjet e Serbisë tashmë ka shumë qytetarë që mbahen padrejtësisht për të njëjta motive ndaj vendit tone”, thuhet në komunikatë.

Duke pasur parasysh situatën e sigurisë dhe gjuhën e vazhdueshme kërcënuese të Serbisë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve tanë për shmangie të udhëtimit përmes Serbisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës për të qenë në dispozicion të bashkatdhetarëve dhe qytetarëve tanë ka aktivizuar numrat emergjent ku mund të kontaktoni:

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar: 0800 500 95

Qendra Operative e Policisë së Kosovës: 0800 199 99,

si dhe në numrat: 046 51 00 51 dhe 046 41 00 41

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur...

FAZ: Në kryeqytete evropiane flitet që ‘njëherë nisja e Asociacionit pastaj vota për KiE’, Kurti e di

Kur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe...

Dëshmitari: Rrushe e Latife Kolollin i vranë forcat serbe

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Nuredin Abazi tha se...

Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj në formacionin e javës në Rusi dhe Turqi

Dy yjet nga Kosova, Mirlind Daku dhe Florent Hadergjonaj...

Gjykata e rrëzon kërkesën e Gazment Bardhit për ç’regjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD-së

Gjykata e Shkallës së Parë në Shqipëri ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e Këshillit Kombëtar të PD-së, për të çregjistruar Lulzim Bashën...

FAZ: Në kryeqytete evropiane flitet që ‘njëherë nisja e Asociacionit pastaj vota për KiE’, Kurti e di

Kur draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është më në fund në tryezë, Beogradi po e pengon në çdo mënyrë, sipas “Frankfurtet...

Dëshmitari: Rrushe e Latife Kolollin i vranë forcat serbe

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Nuredin Abazi tha se Latife dhe Rrushe Kolollin i vranë forcat serbe, pasi që trupat e tyre janë gjetur...