Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se...

D4D rreth monitorimit të mediave: Shqetësues lajmi ‘spastrime etnik’ që përdoret nga mediat serbe

Instituti D4D të hënën organizoi tryezë diskutimi me temën:...

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se 1 mijë e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada

Extra AL PVC

Jeronim de Rada ka lindur më 19 nëntor 1814, në një katund të vogël të Kalabrisë të quajtur Macchia Albanese. Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullanos, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit. Në vitin 1836, kur ishte 22 vjeç botoi “Milosaon”, librin e tij të parë.

Milosao është një përrallë historike me vjersha në gjuhën shqipe. Jeronim de Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866 kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”. Ky libër përmban rapsoditë më të bukura shqiptare, të cilat autori i kishte mbledhur në kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe të Napolit. Këto këngë i patën sjellë me vete të shpërngulurit (arbëreshët) dhe u transmetuan gojë më gojë nga brezi në brez për katër shekuj.

Më 1840 botoi poemën “Serafina Topia“, e cila më tepër se një himn dashurie është një himn për bashkimin e shqiptarëve. Gjatë viteve 1847-1848 botoi “Rrëfimet e Arbrit”, e cila përbëhet nga katër novela romantike. Më 1861 botoi “Parimet e estetikës”, më 1864 “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe më 1866 “Rapsodi e një poeme arbëreshe”.

Veprën e fundit Jeronim de Rada e shkroi në vitin 1900 në moshën 86 vjeçare. Jeronim de Rada u martua më 1850 me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Fatkeqësitë familjare, vdekja e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën atë, por dhimbjen e ktheu në forcë duke vazhduar veprimtarinë krijuese. Në këtë kohë shkroi poemën “Skënderbeu i pafat“.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se...

D4D rreth monitorimit të mediave: Shqetësues lajmi ‘spastrime etnik’ që përdoret nga mediat serbe

Instituti D4D të hënën organizoi tryezë diskutimi me temën:...

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se 1 mijë e...

​“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh në Prishtinë për ditëlindjen e heroit

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj...

Rivaliteti amerikano-rus për ta joshur Kinën

Shkruan: Afrim Kasolli- Në planin ndërkombëtar, pa dyshim se një nga vizitat më të rëndësishme shtetërore ishte ajo e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony...

D4D rreth monitorimit të mediave: Shqetësues lajmi ‘spastrime etnik’ që përdoret nga mediat serbe

Instituti D4D të hënën organizoi tryezë diskutimi me temën: “Monitorimi i çrregullimeve të informacionit në mediat online dhe sociale: Narrativat e pavërteta dhe titujt...

Mbi 1 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se 1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vend. Po ashtu gjatë kësaj...