Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh në Prishtinë për ditëlindjen e heroit

Extra AL PVC

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më 6 maj do të mbahet një manifestim në sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, në Prishtinë, e ku ndër të tjera do të parakalojnë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Manifestimi po organizohet nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, së bashku me organizata tjera dhe veprimtarë. Aty pjesëmarrës pritet të jenë me mijëra persona nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, Selaniku e deri në Arbërinë e Italisë.

Sipas Basri Bekës nga organizata jo-qeveritare “Shqiptaria”, ky manifestim do të përmbajë aktivitete shkencore dhe program artistik e kulturor.

Me rastin e ditëlindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, ne shoqata “Shqiptaria”, bashkë me shoqatat tjera si motra, jemi duke bërë organizimin e manifestimit me rastin e ditëlindjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut më 6 maj, ku do jetë një manifestim, një program i madh kulturor-artistik, kësaj do t’i paraprijë edhe simpoziume shkencore dhe ne e kemi për nder të shënojmë këtë ditë, e cila neve si popull na fisnikëron”, tha Beka.

Ndërsa sa i përket organizimit të gjithë kësaj, Qëndrim Kryeziu, kryeorganizatori i manifestimit për ditëlindjen e Skënderbeut, ka thënë se pritet të jetë një ngjarje me pjesëmarrje masive nga të gjitha trevat ku ndodhen shqiptarët. Sipas tij, pritet që sheshi të mbushet me mbi 100 mijë persona.

Pjesëmarrës presim të jenë mbi 100 mijë veta, nga arbëreshet e Italisë, e duke ardhur nga Athina, nga Selaniku nga qyteti i Artës… dhe do të kemi si nga qytetet e Strugës, Gjirokastrës, Lushnjës, Vlorës…nga Lezha, Shkodra e për këto të Kosovës mos të flasim”, ka potencuar Kryeziu.

Ndërkaq nëse do të ketë pjesëmarrës nga fusha politike, Raif Gashi nga shoqata “Kufijtë e Arbërit”, është shprehur se politikanët në përgjithësi nuk interesohen shumë për kombin, ngaqë vëmendja e tyre shkon me shumë te votat.

Fusha politike interesohet vetëm për vota, nuk mendojnë për kombin, nuk mendon për atë, mendon vetëm për paratë, kështu që le të mendojnë vetëm arbërorët, vetëm për këtë”, ka shtuar Gashi.

Për Veton Gusinë nga “Artisti për artisin”, ka indikacione nga disa grupe individësh për ngacmim të identitetit shqiptar në të gjitha trojet shqiptare.

Ka rryma që tentojnë me ngucë identitetin tonë kombëtar e për t’u ngucë identiteti jonë kombëtar, është ai që e ka themeluar, është Skënderbeu, ku ne i nënshtrohemi flamurit, fiset tona i nënshtrohen ati flamuri edhe e krijojnë këtë identitetin shqiptar”, është shprehur Gusia.

Ky manifestim do të fillojë prej orës 13:00 në sheshin “Skënderbeu”, dhe “Nënë Tereza”, ku pritet të parakalojnë Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të...

Për një muaj mbi 36 mijë gjoba të shqiptuara

Mbi 36 mijë gjoba janë shqiptuar për një muaj...

Ekskluzive: PDK javën tjetër dorëzon mocionin për shpërndarjen e Kuvendit

Burime të TV Arbërisë marrin vesh se javën tjetër ka gjasa të marrë fund saga e zgjedhjeve të reja Pas dështimit për ta përfshirë në...

Tronditet Industria: ISP Broadcast me standarte të reja, prezanton Wifi 7G

Kompania lidere në shërbimet e internetit dhe televizionit në Kosovë, ISP Broadcast me pronar Qendrim Kryeziun, po merr pjesë në panairin prestigjioz ANGA COM. Me...

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të mos e ndaloni konsumimin e kalorive në tërësi. Ndalimi i konsumimit të kalorive luan rol kyç...