CNN: Biden do të flasë me Netanyahun sot, ndërsa Washingtoni po e monitoron situatën në Rafah

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të bisedojë me...

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot, në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e më këtë rast për të shprehur mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

”Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni”, u shpreh kryeministri.

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve.

Fjala e plotë e kryeministrit:

E nderuara Presidente e Republikës znj. Vjosa Osmani Sadriu

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, ministra e zëvendësministra të Qeverisë,

Deputetë të Parlamentit,

Të nderuar Ambasadorë, Zëvendës Ambasadorë, Chargé d’affaires të ngarkuar me Punë, Shefa të Misioneve e diplomatë të tjerë,

Të dashur kolegë e kolege,

Zonja dhe zotërinj,

Mirë se vini në këtë pritje me rastin e 24-vjetorit të 24 marsit 1999 – ditës kur të 19 shtetet anëtare demokratike të NATO-s vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht kundër forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, të cilat kishin filluar ta ekzekutonin projektin e tyre gjenocidal të shfarosjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, të quajtur “Patkoi”.

Aleatët në qiell, aeroplanët miqësorë lart, ikja e trupave armike, kështu dukej shpresa e popullit atëherë, për përfundimin e luftës dhe ardhjen e lirisë dhe paqes.

Në këtë ditë falënderojmë çdo vendanëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

24 vjet më parë në këtë ditë unë vetë u mbusha 24 vjeç, që është gjysma e jetës sime sot. E sa herë që në burg më pyesnin për datën e lindjes, përgjigja ime nuk ishte menjëherë e besueshme dhe supozohej se ishte një provokim. Prandaj, unë festoj në një mënyrë të dyfishtë që atëherë.

Ndryshe nga Iniciativa Rajonale e Ballkanit të Hapur, stafi im më pat propozuar Iniciativën e Ballkonit të Hapur me miqtë, të cilën e përqafova me gjithë zemër. Ndaj ju mirëpresim sërish, në nismën më të re: Ballkoni i hapur.

Sigurisht jo vetëm për këtë iniciativë dhe për këtë mot të këndshëm që po na shoqëron sot, dua të falënderoj stafin tim, për punën e përditshme të palodhur që bëjnë dhe për dy vitet e performancës së mirë që dhanë.

Të dashur miq ndërkombëtarë,

Askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni! /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

CNN: Biden do të flasë me Netanyahun sot, ndërsa Washingtoni po e monitoron situatën në Rafah

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të bisedojë me...

Anëtarësimi në KiE, Kurti iu thotë ambasadorëve të QUINT-it se Asociacioni “s’mund të nxirret nga pakoja”

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i zyrës...

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me...

Veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR’it amerikan sulmohen me shishe xhami në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa po patrullonte...

CNN: Biden do të flasë me Netanyahun sot, ndërsa Washingtoni po e monitoron situatën në Rafah

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të bisedojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të hënën, thonë burime të CNN. Thirrja do të bëhet përpara se...

Anëtarësimi në KiE, Kurti iu thotë ambasadorëve të QUINT-it se Asociacioni “s’mund të nxirret nga pakoja”

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefi i zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë ishin sot paradite në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin...

Çitaku për reagimet ndaj Escobarit: Mjerim politik

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me diskutimet rreth largimit të emisarit amerikan, Gabriel Escobar. Ajo thotë se kur propaganda prekë eksponentë të...