Rusia kërcënon Perëndimin “me përgjigje të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse

Zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin me një përgjigje “të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti vizitoi Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës dhe MINT-in

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti vizitoi sot Agjencinë për Regjistrimin të Bizneseve të Kosovës (ARBK), ku në takim me drejtues të kësaj agjencie biseduan mbi rëndësinë e digjitalizimit të sa më shumë shërbimeve që kontribuojnë direkt në të bërit biznes, zhvillimin e industrisë dhe rritjen e produktivitetit të bizneseve.

Drejtoresha e ARBK-së Lebibe Haliti informoi kryeministrin Kurti për punën e deritanishme, lehtësimin e procedurave përmes digjitalizimit të procesit për kryerje të shërbimeve, planet për të ardhmen dhe sfidat e agjencisë.

Duke e përgëzuar për rezultatet, angazhimin dhe shërbimet e reja të cilat ARBK ka filluar së fundi t’i ofrojë, kryeministri Kurti dha mbështetjen e tij për avancimin e mëtejmë të këtij institucioni shumë të rëndësishëm për shtetin dhe bizneset.

Gjithashtu, u diskutua edhe për rolin që ARBK mund të luajë në raport me arsimin dual që tashmë është në vitin e dytë të zbatimit.

Ndryshe, ARBK është themeluar në vitin 2002 dhe aty janë të regjistruara mbi 106 mijë biznese.

ARBK ka gjithsej 32 qendra komunale duke përfshirë këtu edhe qendrën komunale në Leposaviq, e cila për herë të parë u hap javën e kaluar.

Po ashtu, javën e kaluar, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës Veriore përmes të cilit do të konsolidohet zyra e ARBK-së brenda kësaj komune ku mund të regjistrohen bizneset e reja.

Pas vizitës në ARBK, kryeministri Kurti u mirëprit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku së bashku me ministren Rozeta Hajdari diskutuan mbi planet dhe prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2024.

spot_img

Të fundit

Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike

Të martën gjatë pushimit, praktikantët privatë do të mblidhen...

Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes?

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin...

MMPHI dhe NewCo Ferronikeli mbajnë debat publik në Lipjan, diskutohet për deponinë e skories

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të...

Rusia kërcënon Perëndimin “me përgjigje të ashpër” në rast se konfiskohen asetet e ngrira ruse

Zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin me një përgjigje “të...

Krahas pagave më të larta dhe sigurimit shëndetësor, praktikantët privatë në RMV po kërkojnë edhe zgjidhje sistematike

Të martën gjatë pushimit, praktikantët privatë do të mblidhen sërish në Klinikë për t’u kujtuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre. Përveç pagave më...

Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes?

Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë bërë “lëmsh” rrjetin me veprimin e tyre të fundit. Dyshja kanë nxitur një spekulim për ndarje, pasi kanë hequr...

MMPHI dhe NewCo Ferronikeli mbajnë debat publik në Lipjan, diskutohet për deponinë e skories

Duke u bazuar në Nenin 7, paragrafi 8 të LIGJI NR. 08/L-145 PËR PARANDALIMIN DHE KONTROLLIN E INTEGRUAR TË NDOTJES, Ministria e Mjedisit, Planifikimit...