Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka...

Limaj mban konferencë për media

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë...

Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?

Maqedoni e Veriut: Partive politike dhe kandidatëve për president...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Vet i vunë barrikadat, vet po i heqin ato

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të vitit 2022 organizoi pritjen e fundvitit me gazetarë.

Ai i falënderoi gazetarët për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale, kritikat, vërejtjet dhe për sugjerimet që i kanë bërë.

“Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë. Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi, theksoi Kryeministri Kurti.

Në veçanti përshëndeti gazetarët, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.

“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën,” tha Kryeministri Kurti.

Ai uroi mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht gazetarëve nga Ukraina. Me këtë rast ai ritheksoi se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm të kontinentit tonë evropian.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Të nderuar gazetarë,

U uroj mirëseardhje në këtë takim të fundvitit, veçanërisht për gazetarët nga Ukraina, me ç’rast e ritheksojmë se është nder dhe kënaqësi që mund të ju ndihmojmë atyre teksa me luftën e tyre në Ukrainë ata po i ndihmojnë lirisë, demokracisë dhe sigurisë jo vetëm të kontinentit tonë evropian.

Ju faleminderit të gjithëve për raportimet publike dhe për hulumtimet profesionale që i keni bërë, për kritikat, për vërejtjet dhe për sugjerimet që na i keni bërë. Si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.

Në veçanti më lejoni t’i përshëndes gazetarët, kolegët tuaj, të cilët sot janë në veri të Ibrit duke raportuar prej andej.

Ata nuk janë këtu me neve sot, por ne jemi me ta atje përherë. Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë.

Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato. Me fjalë të tjera krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan vetën.

Në këtë vit që po e lëmë pas për çështjen e drejtësisë opozita nuk na e ka dhënë ndonjë ide, kurse për atë të ekonomisë e kanë veç një ide, heqjen e TVSH-së, i falënderojmë.

Tash viti 2023 duhet të jetë vit i vetingut për drejtësi dhe i zhvillimit edhe më të madh në ekonomi. Puna jonë, informimi juaj, mirëqenia e qytetarëve.

Ju faleminderit e gëzuar!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Për herë të parë në karrierën e tij, Zayn Malik do mbajë një koncert solo

Shumica e muzikantëve mezi presin të performojnë këngët e...

Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka...

Izraeli informon SHBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka informuar zyrtarët e administratës...

Limaj mban konferencë për media

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë...

Për herë të parë në karrierën e tij, Zayn Malik do mbajë një koncert solo

Shumica e muzikantëve mezi presin të performojnë këngët e tyre për turmat e fansave që dinë çdo fjalë të materialit të tyre. Turneu është gjithashtu...

Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçare ka vrarë të atin. Sipas mediave greke, 49-vjeçarja ka rrahur...

Izraeli informon SHBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka informuar zyrtarët e administratës të presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me planin për evakuimin e civilëve palestinezë, para se...