Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti takon Begajn: Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës

Extra AL PVC

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të cilin e falënderoi për pjesëmarrjen në kremten zyrtare të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës.

Begaj, në takim uroi popullin e Kosovës, teksa u shpreh se Shqipëria i gëzohet sukseseve të Kosovës i qëndron pranë në synimet e saj.

“Ata folën për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim”.

Njoftimi i plotë:

Takimi filloi me falënderimin e kryeministrit Kurti për vizitën dhe për pjesëmarrjen e presidentit Begaj në kremten zyrtare të përvjetorit të Pavarësisë. Duke i uruar kryeministrit Kurti dhe popullit të Kosovës 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, presidenti Begaj u shpreh se Republika e Shqipërisë i gëzohet sukseseve të Kosovës dhe i qëndron pranë në synimet e saj.

Ata folën për marrëdhëniet e afërta ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë por edhe për domosdoshmërinë e kohës për sa më shumë koordinim dhe bashkërendim.

15 vjet pas pavarësisë së Kosovës, Kosova dhe Shqipëria kanë gjithsej 171 marrëveshje, protokolle e memorandume në fusha si ajo e sigurisë, tregtisë, arsimit e kulturës. Vetëm në dy mbledhjet e fundit të dy qeverive janë nënshkruar 41 marrëveshje, zbatimi i të cilave ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, bizneseve e më gjerë dhe ka zgjidhur problematika të mbartura ndër vite.

Në këtë kontekst, Kryeministri Kurti dhe presidenti Begaj diskutuan për rëndësinë e zbatueshmërinë sa më lartë të marrëveshjeve të nënshkruara e prej të cilave përfitojnë para se gjithash e më së shumti qytetarët.

Çështje trajtimi ishin edhe zhvillimet politike në të dy vendet por edhe në rajon, sikurse edhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti e falënderoi presidentin Begaj për interesimin, angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij për Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.

 

spot_img

Të fundit

Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Studentët protestues largohen nga kampusi i Universitetit të Kalifornisë Jugore

Të dielën herët në mëngjes protestues pro-palestinezë u larguan nga një kamp i ngritur në Universitetin e Kalifornisë Jugore pas paralajmërimeve që nëse një...

OKB thirrje Izraelit: Mos u fut në Rafah, do jetë një katastrofë

Për shumë fëmijë në Gazën Qendrore, ky është racioni i parë i shqimit që ata marrin pas disa javësh. Ky fëmijë flet i dëshpëruar...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë...