Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti takoi Jim Xhemën: Roli i mërgatës në Amerikë i rëndësishëm në afirmimin e Kosovës

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti, sot mirëpriti veprimtarin e shquar të mërgatës shqiptare në ShBA, Jim Xhema, së bashku me Kryetarin e Pan Federatës Shqiptare “VATRA”, Ilmi Berisha, përfaqësues të Rrjetit të Biznesit Shqiptaro-Amerikan dhe afaristë nga Amerika dhe Kanadaja.

Kurti, siç u bë e ditur në komunikatë, e falënderoi përzemërsisht Jim Xhema për kontributin e tij në promovimin dhe fuqizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës në ShBA, veçanërisht përmes raporteve të mira me senatorin Bob Dole e kongresistin Tom Lantosh.

Roli i mërgatës shqiptare në Amerikë, shtoi ai, për çlirimin dhe pavarësimin e vendit ka qenë kyç dhe se edhe sot vazhdon të jetë po aq i rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës.

“Më tej, kryeministri Kurti e njoftoi z. Xhema dhe të tjerët për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, sfidat përpara, por dhe për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik e që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare.”, u bë e ditur në komunikatë.

Jim Xhima, sot u dekorua nga Presidentja Vjosa Osmani me medaljen “Urdhri i Lirisë”, për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë takim të pranishëm ishin Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Për kontributin e Jim Xhemës për vendin, një rrugë në kryeqytet (Rruga A) mori emrin e tij “Jim Xhema”.

spot_img

Të fundit

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të...

Rusia pretendon se ka pushtuar një qytet në rajonin e Donjeckut

Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një...

Voziti në gjendje të dehur, policia ia konfiskon patent-shoferin dhe e dënon me 200 euro

Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria Rajonale e Policisë...

Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në zbulimin e shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinani, e...

Foto/ Nëna me 3 fëmijët e zhdukur në Shkodër, njëri u gjet i mbytur me shenja dhune në fytyrë

Alma Arrazi me tre fëmijët e saj rezultojnë të zhdukur prej tre ditësh. Dy vajzat, 8 dhe 6 vjeç, djali 4-vjeçari dhe nëna e...