Aliu: S’ka falje të borxheve për ambalazhuesit e ujit, ka pagesa të rregullta siç kanë raportuar për ujin e shitur

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...

E paqartë se kur do të largohen masat ndaj Kosovës

Masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian janë...

Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë, deri kur jam bërë gati 30 vjeç

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në programin solemn “Dita e Ulqinit – Folklori i Ulqinit”, organizuar nga Ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me këtë rast ai ka shprehur kënaqësinë që ishte bashkë me të pranishmit në Ditën e Ulqinit, për të rikonfirmuar lidhjet e veçanta mes Kosovës dhe Ulqinit.

“Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetar. Ai është një shembull i rezistencës dhe vullnetit për të ruajtur identitetin dhe kulturën për mijëra vjet. Monumentet e tij, si Kalaja dhe qyteti i vjetër i Shasit, janë dëshmi të jetës dhe kulturës së shkëlqyeshme të këtij qyteti ndër shekuj’’, u shpreh kryeministri.

Duke e përkujtuar historinë tonë të përbashkët, Kurti tha se nuk mund të shpërfillim rolin e jashtëzakonshëm që Ulqini ka luajtur për qytetarët e Kosovës gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

“Mirënjohja ime shkon përtej fjalëve drejt Malit të Zi për mikpritjen dhe ndihmën e jashtëzakonshme që iu ofrua shqiptarëve të Kosovës në momente të vështira historike’’, shkruan bota sot, tha ai.

Ndërsa, për bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi, kryeministri tha se kjo është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndërtuar një rajon e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim, teksa theksoi se duke shtuar investimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme, si politika, ekonomia dhe kultura, synojmë të thellojmë marrëdhëniet tona.

Mes tjerash, ai tregoi se me Ulqinin ka edhe një raport të ngushtë personal e familjar.

“Për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë dhe i rinisë, deri kur jam bërë gati 30 vjeç, unë s’kam shkuar për pushime verore në ndonjë bregdet tjetër. Nga Plazhi i Vogël te Plazhi i Madh, nga Galebi i Albatrosit te Otranti e Lidoja, nga Kalaja mahnitëse te Kriporja e deri te lumi Buna, e sidomos nga lagjja Gjerana kam kujtime aq të bukura për gjatë rritjes dhe formimit tim sa edhe të panumërta”, kujtoi ai. KultPlus.com

spot_img

Të fundit

Aliu: S’ka falje të borxheve për ambalazhuesit e ujit, ka pagesa të rregullta siç kanë raportuar për ujin e shitur

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...

E paqartë se kur do të largohen masat ndaj Kosovës

Masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian janë...

Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit...

Policia e Ferizajt shqiptoi mbi 5100 gjoba e hoqi 67 patentë shofer gjatë prillit për këto kundërvajtje

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar lidhur me...

Aliu: S’ka falje të borxheve për ambalazhuesit e ujit, ka pagesa të rregullta siç kanë raportuar për ujin e shitur

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është deklaruar sërish lidhur me raportimet për faljen e borxheve për kompanitë që merren me...

E paqartë se kur do të largohen masat ndaj Kosovës

Masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian janë ende aktive. Krerët e shtetit kanë deklaruar se këto masa duhet të hiqen pasi që sipas...

Leximi cinik nga pushteti imazhit të lënduar të Kosovës

Janë një sërë raportesh ndërkombëtare, sikur se ai Departamentit të Shtetit, Freedom House, apo kohë më parë edhe i Transparency International, që kanë dëshmuar...