Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

E paqartë se kur do të largohen masat ndaj Kosovës

Extra AL PVC

Masat e vendosura ndaj Kosovës nga Bashkimi Europian janë ende aktive.

Krerët e shtetit kanë deklaruar se këto masa duhet të hiqen pasi që sipas tyre, Kosova i ka realizuar të gjitha kërkesat që janë paraqitur nga Bashkimi Europian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kuri pas dështimit të zgjedhjeve në komunat veriore të vendit, ka kërkuar nga BE-ja që këto masa të hiqen sa më parë.

Për këtë temë anëtari i komisionit për Integrime Europiane nga partia në pushtet, Agon Batusha në një përgjigje për TV Arbëria ka thënë se masat është problematike të hiqen por kjo nuk ka të bëjë me kryetarët e komunave në veri, dhe se sipas tij Kosova ka përmbushur zotimet e saja dhe se priten lajme ë mira nga BE-ja.

“Tashmë kemi një qëndrim nga shtetet anëtare që masat duhen të heqen. Ajo çka është problematike është procedura brenda BE-së. Me të njëjtën procedurë që janë vendosur masat, është problematike të hiqen. Nuk kanë të bëjnë masat e vendosura me etninë e kryetarëve të komunave, është gabim kjo qasje. Ka të bëjë me procesin demokratik të zgjedhjes, proces ky që ofruam me standardet më të mira, por që u bojkotua me presione nga Beogradi. Kosova ka bërë pjesën e vetë të zotimeve dhe kjo është vlerësuar nga shtetet e BE-së. Siç duket ka hezitim të një shteti i cili është afruar në miqësi me Vuçiqin dhe po mban qëndrim politik pavarësisht fakteve. Megjithatë presim lajme të mira nga BE-ja”, ka thënë Batusha nga LVV-ja.

“Jo nuk ka të bëjë me masë apo sanksion. Janë qëndrime politike të shteteve veq e veq sepse ajo çka është bazike është raporti i Asamblesë Parlamentare që nder tjerash nuk e kerkon kete hap apo kusht. Andaj, jemi besimplot qe do te ecim tutje ne procesin e antarësimit”, ka thënë tutje Agon Batusha.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka deklaruar se masat e vendosuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës do të lagohen në momentin kur të vendosin vendet e anëtare të BE-së. Kjo deklaratë ka rdhur si kundërpërgjigje ndaj kërkesës së vzhdueshme të kryeministrit të Kosovës, për supendimin e tyre menjherë, sepse sipas tij këto masa janë të padrejta.

Masat e vendosura ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi 10 muaj më parë, më 28 qershor 2023, pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit. /Arbëria TV

Kurti-BE-së: Të hiqen masat ndaj Kosovës, kemi zbatuar mbi 70% të reformave

Stano: Masat hiqen kur vendosin shtetet anëtare dhe jo kur duan politikanët e Kosovës

spot_img

Të fundit

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...

Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin e ditëlindjes, Statovci...