Të fundit:

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...

Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

Është aksidentuar dje një veturë e policisë në Lipjan. Përveç...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti-opozitës: Mos përhapni dezinformata, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës

ISP Broadcast

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë opozitare në Kuvend që mos të përhapin dezinformata që s’ka prezencë të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ai duke iu drejtuar opozitarëve, theksoi se s’ka kush që e ndal Policinë e Kosovës të punojë dhe veprojë në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Në interpelancën ndaj tij lidhur me situatën e krijuar në veri, Kurti tha se për herë të parë në atë pjesë ka prezencë të tij dhe ministrave në mbikëqyrjen e punimeve që kryhen.

Kurti: S’ka kush që e ndal Policinë e Kosovës

Për herë të parë kemi vizita të ministrave në veri në mbikëqkyrjen e punimeve që kryhen. Ministrat Xhelal Svecla, Librun Aliu, Faton Peci, Elbert Krasniqi kanë qenë në veri. Në veri kam qenë edhe unë. Jo vetëm kaq, por edhe për herë të parë ka filluar patrullimi i rregullt policor në liqenin e Ujaminit. Pra është një polici që nuk ndalet, ju kisha lut të mos keq informoni, pasi Policia e Kosovës është nuk është ndalur, s’ka kush që e ndalë Policinë e Kosovës. Mos përhapni dezinforata, policia është aty, punon dhe vepron në bazë të Kushtetutës”, tha ai.

Kreu qeveritar tha se situata në veri nuk ka qenë asnjëherë normale, ani pse serbët kanë punuar atje.

Kurti: Situata në veri nuk ka qenë normale, ndonëse kanë punuar serbët aty

“Betimin që e kanë bërë e kanë konstatuar publikisht se është veprim strategjik për të luftuar shtetësinë dhe republikën tonë. Andaj nuk besoj se ia vlen të thirremi në të kaluarën, kur serbët në institucione kanë dhënë betimin. Sa ka qenë i vërtet ai po merret vesh sot…Janë tërhequr se i ka urdhëruar Beogradi, kjo trego se edhe betimin e kanë dhënë me urdhër të Beogradit dhe dorëheqjen. Kjo i bie se kanë gjithmonë të Beogradit. Prandaj le të kuptojmë një gjë që besoj e kemi ditur. Situata në veri nuk ka qenë normale ndonëse kanë qenë duke punuar serb aty. Nuk është abnormalizimi tani, por ka qenë gjithmonë, por është kamufluar”, tha ai.

Mirëpo kreut qeveritar i ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e quajti demagog.

Haradinaj: Është e dhimbshme kjo situatë

“E dhimbshme që edhe një situatë si kjo dhe një dëshirë serioze me ndihmu gjendjen në vend nga një subjekt politik, marrim si përgjigje demagogjinë, përmes megafonave të pushtetit…Pse kryeministër ke refuzu kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje. Pse, a është kjo arsyeja që kur ke shku në Bruksel nuk ke fol për marrëveshjen finale, por për tabela. Mos me refuzu këtë kërkesë, a e dini a kish guxuar Vuçiq me urdhëruar serbët në Kosovë me i lëshuar institucionet, apo kishe fol për marrëveshjen finale. Tani po iu pyes si ke me kthy normalitetin në veri, ti dhe demagogët tu, apo ki me shku me negociuar me Serbinë normalizimin në vendin tënd, në kuadër të normalizimit të marrëveshjes finale…kryeministër nëse vazhdon me këtë demagogji, opozita s’ka me të ndihmu, por as zoti”, ka thënë Haradinaj.     /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...

Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

Është aksidentuar dje një veturë e policisë në Lipjan. Përveç...

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri...

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur ajo ndodh nuk është aspak ndonjë ndjesi e mirë. Sidoqoftë, krahas krenarisë ndeshemi aq shumë...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, do të jetë për vizitë sot në Kosovë. Trendafilova nga ora 14:30 pritet të mbajë...

Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

Është aksidentuar dje një veturë e policisë në Lipjan. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. “Lipjan 28.11.2023 – 16:40. Raportohet për një aksident...