Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti në takim me përfaqësuesit e QUINT-it: Kosova është histori e dyfishtë suksesi

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në zyrën e tij Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të QUINT-it në OSBE dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit thuhet se është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të QUINT-it në kuadër të fushëveprimit të OSBE-së dhe se si ky bashkëpunim mund të thellohet gjatë gjysmës së dytë të mandatit qeverisës. Kryeministri shprehu mirënjohjen e tij për rolin dhe kontributin e OSBE-së dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë institucioneve të Republikës.

“Ai i njoftoi ambasadorët me zhvillimet e fundit në vend dhe për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe atë të Bashkimit Evropian. Kosova është histori e dyfishtë e suksesit, nënvizoi kryeministri Kurti. Me trendin pozitiv të rritjes ekonomike në dy vitet e fundit dhe përmirësimin për 20 pozita në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International, për 17 pozita në indeksin e Reporterëve Pa Kufi për lirinë e shtypit dhe renditjen në vendin e parë për herë të dytë radhazi në Ballkanin Perëndimor për sa i përket sundimit të ligjit sipas Projektit të Drejtësisë Botërore, Kosova po dëshmon se zhvillimi ekonomik dhe demokracia cilësore shkojnë krah për krah, tha ai. Gjithashtu, ambasadorët u njoftuan edhe për politikat sociale, si ajo e arsimit publik falas, shtesave për lehona dhe fëmijë, dhe masat e punësimit në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, për të cilin Kryeministri Kurti tha se është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara.

Ambasadorët vlerësuan ndryshimet pozitive në vend dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma. Në të njëjtën kohë, konfirmuan mbështetjen e vendeve të tyre ndaj Kosovës.

Ambasadorët e QUINT-it në OSBE janë Michael Carpenter, Përfaqësuesi i Përhershëm i ShBA-së, Christine Fages, Përfaqësuese e Përhershme e Francë, Gesa Braeutigam, Përfaqësuese e Përhershme e Gjermanisë, Stefano Baldi, Përfaqësuesi i Përhershëm i Italisë dhe Neil Bush, Përfaqësuesi i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar.

 

spot_img

Të fundit

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas...

Mustafa: Ndërkombëtarët s’pe kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se bashkësia...

Ish-drejtuesi i lartë i ‘OpenAI’: Kompania nuk ka përparësi sigurinë

Një ish-drejtues i lartë i kompanisë së teknologjisë artificiale ‘OpenAI’, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave, tha të premten se siguria...

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Haxhiu për arratisjen e Enver Sekiraqës: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion Pas arratisjes së Enver Sekiraqës ka reaguar Ministrja e...

Osmani takon nesër Nënsekretaren amerikane të Shtetit, pritet të nënshkruajnë një marrëveshje

Presidentja Vjosa Osmani do të kthehet në Kosovës, pas vizitës në Bullgari. Ajo do ta presë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një...