Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti ka një thirrje për mërgimtarët

Extra AL PVC

Gjatë qëndrimit në Hanover,  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është takuar me pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me interes.

Sipas komunikatës fillimisht kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri.

“Kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë. Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime.

Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme”, bëhet e ditur në komunikatë.

Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian.

Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen e ngrohtë në Hanover, për interesimin e tyre aktiv për zhvillimet në vendin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm dhe punën e madhe që gjithsecili pjesëtarë i mërgatës e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ndër vite, pa ndërprerë, për Kosovën.

spot_img

Të fundit

Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i...

Persona të panjohur hynë me forcë në një kishë në Klinë, vjedhin euro e dinarë

Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të...

Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë në Japoni ishte 14.01 milionë që nga 1 prilli, rreth 330,000 më pak nga e...

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë natës në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit dhe...

Lajçak: Kosova të nisë themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i pyetur për zbatimin e marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia, ka thënë se përtej akuzave reciproke...