Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjashtë të plagosur nga sulmet ruse me dronë në Ukrainë

Extra AL PVC

Të paktën gjashtë persona janë plagosur si rezultat i sulmeve me dronë që Rusia kreu gjatë natës në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit dhe atë qendror të Dnipropetrovskit, thanë zyrtarët rajonalë.

Forcat ajrore ukrainase thanë më 4 maj se 13 dronë të lëshuar nga Rusia janë rrëzuar, por zyrtarët rajonalë thanë se nga fragmentet e dronëve të rrëzuar u plagosën qytetarë dhe u dëmtua infrastruktura kritike, si dhe ndërtesat tregtare dhe rezidenciale.

Guvernatori i Harkivit, Oleh Synyehubov, shkroi në Telegram, se një fëmijë 13 vjeç dhe një grua janë dërguar në spital për trajtim pas plagëve të marra gjatë sulmeve.

Ekipet emergjente kanë shuar zjarrin në një ndërtesë të goditur nga fragmentet e dronëve të rrëzuar, por situata është nën kontroll, shtoi Synyehubov.

Dy persona janë plagosur në rajonin e Dnipropetrovskit, sipas guvernatorit, Serhiy Lysak. Ai tha se tri shtëpia po ashtu janë dëmtuar.

Së fundi, Rusia ka intensifikuar sulmet e saj në rajonin e Harkivit, kryeqyteti i të cilit gjendet 30 kilometra nga kufiri rus. Trupat ukrainase rimorën pjesë të mëdha të territorit të këtij rajoni vjeshtën e vitit 2022.

Harkivi është shënjestruar nga dronët dhe raketat ruse pothuajse çdo ditë për muaj të tërë, duke rritur frikën se Moska është duke planifikuar që të nisë një fushatë për ta rimarrë këtë territor./REL

spot_img

Të fundit

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të...

Blerja e teksteve shkollore subvencionohet edhe sivjet

Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit...

Bashkimi Evropian ndalon katër media ruse

Bashkimi Evropian tha të premten se pezulloi të drejtën e funksionimit për katër media të lidhura me Rusinë, në bllokun evropian. Vendimi u mor...

Plagoset një person në Prizren, TV Arbëria sjell detajet e fundit

Një person është plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së premtes në fshatin Nashec të Prizrenit. Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhnësi...

Votohet qeveria e re kroate – Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat votoi për një...