Të fundit:

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kurti dhe përfaqësuesit e Këshillit Evropian të Investitorëve diskutuan për rritje të bashkëpunimit

ISP Broadcast

Rritja e mëtejme e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik në vend, ishte tema e takimit të sotëm të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Këshillin Evropian të Investitorëve (European Investors Council).

Reformat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për përmirësimin e mjedisit të investimeve dhe të të bërit biznes në Kosovë, si dhe për rritjen e punësimit, u theksuan nga kryeministri Kurti.

Bëhet e ditur se ai potencoi se World Justice Project e ka renditur Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit dhe në vendin e dytë në botë për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit.

“Duke theksuar rritjen e pashembullt ekonomike të Kosovës (10.7 %), e cila është më e larta në rajon dhe më e madhja që nga paslufta e Kosovës, si dhe rritjen e GDP-së, kryeministri i falënderoi investitorët për kontributin e dhënë në këtë rritje”, thuhet në komunikatë për media.

Në këtë bashkëbisedim u veçuan reformat legjislative, si dhe zgjidhjet konkrete për tërheqjen e investimeve.

Po ashtu, bëhet e ditur se në takimin e përbashkët me drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Evropian të Investitorëve (EIC), Emrush Ujkani dhe përfaqësues të EIC u theksua se dialogu i hapur, konstruktiv dhe i qëndrueshëm ndërmjet institucioneve dhe investitorëve, do të kontribuojë në përmirësimin e mjedisit të investimeve në Kosovë dhe rritjen e investimeve të huaja direkte.

Në Këshillin Evropian të Investitorëve, anëtarë nderi janë Zyra e BE-së në Kosovë, BERZH dhe Banka Evropiane e Investimeve (Luksemburg), si dhe ndërmarrjet e kompanitë evropiane nga industria bankare, telekomunikacioni, sigurimet, industria automotive, industria plastike, shoqëritë audituese, industria farmaceutike, industria e energjisë, tekstilit dhe industria e transportit.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për...

Vodhi para, arrestohet një person në Podujevë

Sot nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është...

Ramiz Alija në takimin e vitit 1991 me Ibrahim Rugovën: Jemi një popull dhe një komb

Në vitin 1991 presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte takuar në Tiranë me presidentin e Shqipërisë në atë kohë Ramiz Alinë. Në një video të...

​Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjitshëm kishte 225 gjoba

Në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme, ka qarkulluar një video-incizim në të cilën vërehet, se si në magjistralen Prishtinë -Podujevë , në kryqëzimin...

Sondazhi i ri mes republikanëve në SHBA: Trump thellon epërsinë kundër DeSantis

Një aktakuzë e mundshme nuk është e mirë për shumicën e politikanëve – por Donald Trump nuk është si shumica e politikanëve. Ish-presidenti, 76 vjeç,...