Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti demantohet nga të gjithë: Marrëveshja Bazike është më dëmshme për Kosovën se marrëveshjet tjera

Extra AL PVC

Pretendimi i kryeministrit Albin Kurti se Marrëveshja Bazike e Brukselit, të cilën e ka arritur ai, është më e mirë se marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, ka nxitur reagime të shumta në vend. Konstatimet e tij janë demantuar nga ish-kryeministra, deputet e zyrtarë të lartë të partive opozitare.

Ata kanë vlerësuar së marrëveshje e Kurtit është shumë më e dëmshme për Kosovën se marrëveshjet paraprake.

Sipas tyre, ujdia e Kurtit e pranuar në Bruksel dhe Ohër është autonomi për serbët e veriut.

Ish-kryeministri Isa Mustafa ia ka numëruar gabimet që Kurt i ka bërë në statusin e tij.

Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:. Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka vlerësuar se pretendimet e kryeministri Kurti se marrëveshjet paraprake ishin në kundërshtim më kushtetutën janë gënjeshtra.

“Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti”, ka vlerësuar Mustafa duke thënë se dokumneti i Kurtit është i damshem për Kosovën.

“Kurti shkruan në këtë artikull se “Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj Asociacionit”. E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bënë të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut”,

Edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Citaku, ka vlerësuar se ujdia e Kurtti është shumë e dëmshme për Kosovën.

“Kryeministri Kurti iu paska rikthyer sot përsëri marrëveshjeve të vitit 2013 dhe vitit 2015 – ato që numri dy i partisë së tij, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se janë të mira dhe të dëshiruara. Gjithsesi, në interes të tij dhe për pak oksigjen ditor politik, ai qenka mundu me u marrë prapë me Presidentin Thaçi, ani pse ai po bën tri vjet e gjysmë i mbyllur në Hagë – në mbrojtje të luftës së shenjtë të popullit tonë për liri. Është e pabesueshme se si një gjë Kryeministri Kurti nuk e ka kuptuar ende. Që Hashim Thaçi, edhe kundër vullnetit të tij, do të mbahet mend si Kryeministri i Pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facbook”.

Sipas saj, marrëveshjet e Kurtit ia kanë humbur Kosovën njohjen reciproke.

“Marrëveshja bazike të cilën ai e ka pranuar vitin e kaluar në Bruksel, i ka humbur njohjen e ndërsjellë Kosovës dhe i ka sjellë një sërë pasojash afatgjate dhe të patjetërsueshme vendit – që tkurrin sovranitetin e shtetit tonë”, ka vlerësuar ajo.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se pretendimet e shefit të ekzekutivit janë përpjekje për të iu hedhur hi syve qytetarëve.

“Postimi i fundit i kryeministrit lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët. Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit. Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët. Moskoordinimi dhe përplasja me aleatët e ka sjellur Kosovën në situatën ku nuk flitet më për marrëveshje finale me njohje reciproke, që ishte duke u negocuar nga qeveria paraprake”, ka shkruar Hoti.

spot_img

Të fundit

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është...

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial, të cilin komisionet komunale zgjedhore...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet ka pyetur qytetarët për ekipin e preferuar futbollistik. Dikush e lavdëroi Messin e të tjerë ekipin...