Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​KS i OKB-së cakton seancë të re për Bosnjën

Extra AL PVC

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar një debat për Bosnjë e Hercegovinën për 15 maj, por nuk është bërë e ditur tema konkrete e debatit e as kush do të flasë në seancë.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, me kërkesë të Rusisë, e mbajti të martën një seancë të jashtëzakonshme për Bosnjë e Hercegovinën. Moska e përmendi si arsye të diskutimit “prishjen e situatës së sigurisë dhe rreziqet e cenimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe”.

Debatet në Këshillin e Sigurimit po zhvillohen në kohën kur Serbia dhe politikanët e entitetit serb të Bosnjës, Republika Serbe, së bashku me aleatin e tyre Rusinë, po lobojnë kundër miratimit të një rezolute të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë, e cila pritet të jetë në rend dite gjatë këtij muaji.

Të enjten, propozimi final për rezolutën për Srebrenicën iu dërgua presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombe të Bashkuara Dennis Francis, dhe të gjitha misioneve të përhershme në OKB.

Në propozimin final për rezolutën, e cila iu dërgua Radios Evropa e Lirë nga Qendra Memoriale Potoçari, vendimi i OKB-së “për shpalljen e 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë më 1995, do të shënohet çdo vit”.

OKB-ja, siç thuhet në tekst, “dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare t’i ruajnë faktet”.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cilësoi si gjenocid krimin e kryer në Srebrenicë, ku më shumë se 8.000 burra dhe djem u vranë nga Ushtria e Republikës Serbe. Deri tani, më shumë se 50 njerëz janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Serbe, entitetit kryesisht serb i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Komandanti i ushtrisë së Republikës Serbe në atë kohë Ratko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid po ashtu.

Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi zyrtar dhe autoritetet e Republika Serbe e mohojnë se është kryer gjenocid në Srebrenicë në korrik 1995, duke e cilësuar vetëm si “krim” atë që kishte ndodhur.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës

Ka vdekur pjestari i Policisë së Kosovës, Rrustem Palushi. Lajmin...

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka shkruar se Kosova ka mbetur jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave, në takimin e...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...

Deputetja e “Guxo”: Dhurata ideale në ditëlindjen e presidentes Osmani sot, do të ishte një lajm i mirë për Kosovën në KiE

Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin e ditëlindjes, Statovci...