Të fundit:

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Trendafilova me vizitë në Kosovë, PSD-ja e pret me protestë

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina...

Aksidentohet një veturë e Policisë në Lipjan

Është aksidentuar dje një veturë e policisë në Lipjan. Përveç...
ISP BroadcastISP Broadcast

Kryeministri Kurti takohet me Eurodeputetin Lukas Mandl

ISP Broadcast

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim Eurodeputetin e grupit parlamentar të EPP-së, Lukas Mandl, i cili bartë edhe funksionin e Shefit të Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë.

Takimi kishte në qendër të diskutimit fushëveprimin e Misionit Vëzhgues të BE-së dhe reformën zgjedhore në vend. U bisedua për zgjedhjet që do të mbahen në komunën e Mitrovicës e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe për rëndësinë e mbarëvajtjes së tyre.

Kryeministri Kurti theksoi se pluralizmi politik është shumë i rëndësishëm për demokracinë dhe zhvillimin e saj. Ai po ashtu e informoi për emërimin e Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb në Kosovë, si dhe për planet për dorëzimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Eurodeputeti Mandl u shpreh i kënaqur me formimin e Komisionit Ad-hoc për Reformën Zgjedhore dhe dha mbështetjen e tij për aplikimin e Kosovës në BE dhe procesin drejt anëtarësimit.

Në takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, kurse eurodeputeti Mandl nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomáš Szunyog.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Finlanda mbyll pikëkalimet kufitare me Rusinë

Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes...

Ishte në kërkim nga INTERPOL-i, arrestohet në Zveçan një shtetas serb

Është arrestuar dje në Zveçan një shtetas i Serbisë...

Arrestohen gjashtë persona për falsifikim të parasë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia...

Aforizma për krenarinë

Askush nuk dëshironi t’i lëndohet krenaria, sepse fundja kur...

Finlanda mbyll pikëkalimet kufitare me Rusinë

Finlanda reagon ndaj hyrjes së paligjshme të emigrantëve përmes Rusisë me mbylljen e të gjitha pikëkalimet kufitare për udhëtarët. Për qarkullimin e mallrave lihet...

Ishte në kërkim nga INTERPOL-i, arrestohet në Zveçan një shtetas serb

Është arrestuar dje në Zveçan një shtetas i Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandim me mallra, heqje apo dëmtim i vulave...

Arrestohen gjashtë persona për falsifikim të parasë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka realizuar një operacion gjatë...