52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Extra AL PVC

Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve mes Zagrebit dhe Prishtinës.

Kjo u bë e ditur nga zëvendëskryeministri kroat, njëherësh ministër i Brendshëm, Davor Bozhinoviq, i cili edhe prezantoi para kabinetit qeveritar në mbledhjen e djeshme propozimin e Vendimit për fillimin e procedurës për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohjen reciproke dhe zëvendësimin e patentë shoferëve.

“Kjo është një marrëveshje që synon përmirësimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e lehtësimit të sigurisë rrugore në territorin e Palëve. Një marrëveshje e tillë tashmë është lidhur nga Republika e Kosovës me disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Bisedimet dhe negociatat për lidhjen e një marrëveshjeje ekuivalente me disa anëtarë të tjerë janë duke u zhvilluar”, tha ministri Bozhinoviq, duke shtuar se miratimi i Vendimit do të mundësonte fillimin e negociatave për draft marrëveshjen.

Aktualisht, në Kroaci, 590 shtetas të Kosovës kanë marrë qëndrim të përhershëm, dhe 8082 prej tyre kanë marrë qëndrim të përkohshëm. Në Kosovë janë të regjistruar 1497 shtetas kroatë, ndërsa 60 shtetas kroatë me vendbanim në Kroaci janë të regjistruar për zhvendosje të përkohshme për në Kosovë.

“Projektmarrëveshja përcakton procedurën e njohjes dhe zëvendësimit, si dhe mënyrën e verifikimit të vlefshmërisë dhe autenticitetit të patentë shoferëve, dhe pas përfundimit të negociatave, Ministria e Punëve të Brendshme do të dorëzojë në Qeveri një raport për negociatat e zhvilluara dhe rezultatin e tyre. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje nuk do të kërkojë mjete shtesë financiare nga Buxheti i Shtetit”, përfundoi ministri Bozhinoviq.

Qeveria e Republikës së Kroacisë, me propozim të MPB-së, ka miratuar Vendimin për fillimin e procedurës për lidhjen e marrëveshjes në fjalë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

​Polonia po përgatit ushtrinë për një luftë të gjatë, thotë gjenerali Kukula

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, gjenerali...

​Vërshimet godasin Jemenin

Shira të dendura kanë goditur sot kryeqytetin jemenas Sana...

Partitë dhe koalicionet vazhdojnë fushatën për zgjedhjet kuvendare

Më 18 prill në Maqedoninë e Veriut ka filluar...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një restoranti në Gjermani. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një restoranti në qendër të qytetit në...

​Polonia po përgatit ushtrinë për një luftë të gjatë, thotë gjenerali Kukula

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Polake, gjenerali Wieslaw Kukula, tha se gjatë dy deri në tri vjetët e ardhshme, vendi i tij...

​Vërshimet godasin Jemenin

Shira të dendura kanë goditur sot kryeqytetin jemenas Sana duke shkaktuar probleme në qarkullimin e njerëzve për shkak të rrugëve me infrastrukturës së pamjaftueshme. Qendra...