spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kremlini: Urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Putinit, nuk ka asnjë kuptim për vendin tonë

Extra AL PVC

Kremlini ka reaguar pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar kundër presidentit rus, Vladimir Putin, i cili po akuzohet për krime gjatë pushtimit të Ukrainës.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, pohoi se “vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, përfshirë edhe nga pikëpamja ligjore”.

“Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim ndaj tij”, pohoi ajo.

Rusia nënshkroi Statutin e Romës në vitin 2000, por kurrë nuk e ratifikoi atë për t’u bërë anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë, Holandë.

Shtetit rus ka tërhequr nënshkrimin në vitin 2016, gjatë një kohe kur ishte nën presion për pushtimin e Krimesë si dhe për sulmet ajrore në Siri.

Ndryshe, Gjyqtarët e procedurës paraprake të gjykatës vlerësuan se kishte “baza të arsyeshme për të besuar se secili i dyshuar mban përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në veçanti të fëmijëve ukrainas”.

Gjyqtarët konsideruan lëshimin e urdhër-arresteve sekrete, por vendosën se bërja e tyre publike mund të “kontribuonte në parandalimin e kryerjes së mëtejshme të krimeve”. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...