​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...

Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi: Sovraniteti i shtetit po cenohet, hiqni menjëherë ato barrikada të turpshme

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se situata në veri është paralajmëruar kohë më parë nga partia e tij.

Krasniqi ka thënë se barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të ekzekutivit, teksa thotë se kjo e fundit vetëm po heshtë.

Ai ka thënë se Qeveria po heshtë e po shikon, por se vështrimi nga larg nuk është zgjidhje, ka theksuar.

“Në pjesën veriore të Kosovës po ndodhë pikërisht ajo që kemi paralajmëruar ditë më parë dhe, e cila, në asnjë mënyrë nuk guxon të ndodhë. Barrikadat po kthehen në përditshmëri para syve të Qeverisë. Vetëm pse Qeveria po heshtë dhe po e injoron si fakt, kjo nuk do të thotë se në pjesën veriore nuk po krijohet një realitet i ri. Për ata që kanë veshë për të dëgjuar, e sy për të parë, këmbana po bie. Fuqishëm. Zëshëm”, ka shkruar në Facebook.

Krasniqi ka deklaruar se as kompromiset e mëtutjeshme nuk janë zgjidhje, ndërsa ka kërkuar veprim të menjëhershëm institucional për heqjen e barrikadave.

“Ushtrimi i sovranitetit dhe i shtetit ligjor, si dhe funksionimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e vendit kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe konsistent institucional. Barrikadat duhet të hiqen pa asnjë vonesë”.

Krasniqi i ka kërkuar urgjentisht Qeverisë plotësimin e kushteve të policëve që të zbatojnë rendin dhe ligjin në veri.

“Koha është për rikthim të normalitetit dhe garantim të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë pjesë të shtetit tonë. Për atë çfarë mund të bëhet sot, nesër mund të jetë shumë vonë. Kosova nuk e ka këtë komoditet. Sovraniteti i shtetit tonë po cenohet. E ardhmja jonë po rrezikohet. Kërkohet reagim i menjëhershëm. Hiqni ato barrikada të turpshme dhe dëshmojuni qytetarëve se jeni pranë tyre. Mos e braktisni Kosovën!” shkroi tutje Krasniqi.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është...

Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka...

Artemisa tregon 2 banorët që gërhisnin më shumë brenda Fermës VIP

Artemisa fermerja e cila u largua nga Ferma VIP...

​Franca: Dështimi ushtarak i Rusisë – 150 mijë të vdekur në Ukrainë

Pothuajse 150 mijë ushtarë rusë kanë vdekur në Ukrainë qe nga fillimi i luftës në shkurt 2022, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Jashtme franceze...

Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, gjendja e tij është stabile

Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. Drejtori i emergjencës, Naser Syla, ka...

Aksident me vdekje në Durrës! U përplas nga automjeti, humb jetën 50-vjeçari që lëvizte me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçari ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Durrës. Një automjet që drejtohej nga L.Z., është përfshirë...