“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka...

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Krasniqi dhe Abdixhiku kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për propozimin e BE-së

Extra AL PVC

Dy krerët opozitarë, Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura për propozimin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.

Në seancën e Kuvendit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti po dëshiron të fshihet prapa opozitës, derisa e pyeti atë se a e kanë frikësuar Lajçak apo Escobar që nuk po raporton para të zgjedhurve të popullit për këtë propozim.

“Me fjalimin tuaj keni konfirmuar atë që thashë në fillim, që në stilin tuaj fshiheni pas parimeve e silleni e veproni sipas rrethanave. Sot u befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar me arsyetu propozimin evropian apo planin evropian, sepse askush nuk dini ta thoni saktë as termin e këtij dokumenti. Fillove t’i vendosësh mjaltë këtij ilaçi të hidhur. Për mua është transformim i madh. Pse nuk po ia sjellë Kuvendit këtë dokument, pse nuk po sjell krejt dokumentin në Kuvend, qoftë me dyer të hapura apo të mbyllura, por vërtet të kesh një iniciativë. Pse po fshihesh prapë pas opozitës, pse po frikësohesh, apo të ka frikësuar Escobari e Lajçaku, ata nuk janë më të rëndësishëm se qytetarët e tua që të kanë dhënë votën”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se kryeministri Kurti, ka pranuar që nga një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme të pranojë një marrëveshje që nuk është finale por është bazë, duke shtuar se ky është devijim i madh i dialogut.

“Ti nuk po tregon se çka po bëhet por e ke pranuar një dokument. Je i paqartë për rrugën që duhet ndjekur përpara, por e ke pranuar dokumentin në pranim. Si mund të pranosh marrëveshje që nuk është finale dhe nuk e ka njohjen në të. Meqë ke devijuar nga ky proces ne duhet të thërrasim seancë të jashtëzakonshme. Dhe po e thërrasim këtë seancë ju ftoj të gjithëve që t’i japim nënshkrimet, meqenëse kryeministri po heziton të thirrë këtë seancë” , ka thënë ai./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena...

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe të botuar në Journal of Environmental Psychology, studiuesit kanë...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës. Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin...