Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni

Në një aksident në Suharekë kanë mbetur të vdekur...

Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren

Fshehja e policëve në vende të ndryshme gjatë patrullimit...

​Times rendit Shqipërinë ndër vendet më të mira për shëtitje në Evropë

Gazeta britanike Times ka përpiluar një listë me lokacionet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KMDLNj reagon për rastin e vizave dhe vdekjen e një të burgosuri në Serbi

Extra AL PVC

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për rastin e mos regjimit të vizave për Kosovën, si dhe për rastin e një të burgosuri që u raportua vitin e kaluar i cili kishte vdekur në një burg në Serbi.

Nga ky Këshill thonë që me këtë rast liberalizimi për Kosovën nuk është i vendosur dhe për këtë fajin ua lë Qeverisë.

”Komisioni Evropian në raportin e fundit i ka bërë vërejtje Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për mosvendosje të regjimit të vizave Kosovës, duke e konsideruar Kosovën njërën ndër vendet e treta që duhet t’i nënshtrohet regjimit të vizave. Realisht kjo dëshmon pohimin se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën ndonëse nuk thuhet publikisht dhe nuk i është vendosur si kriter në fakt lidhet dhe kushtëzohet me ecurinë e dialogut politik midis Kosovës dhe Serbisë.
Kosova shumë vite më parë i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave mirëpo
gjithmonë është krijuar një kriter apo kërkesë shtesë për të shtyrë dhënien e pëlqimit për
liberalizim të vizave e që në fakt është shantazh klasik dhe i pandershëm për të ilustruar këtë të vërtetë e kemi rastin me targa ilegale të Serbisë në Kosovë; në momentin kur qeveria e Kosovës mori vendim që këto targa të nxjerren jashtë përdorimit u hiq nga rendi i ditës, pika ku vendosej për caktimin e afatit për liberalizim të vizave. Pastaj, menjëherë pasi qeveria u tërhoq nga ky vendim nën një presion joparimor të ndërkombëtarëve u rikthye pika e rendit të ditës duke u caktuar koha kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Mes të tjerash sipas KMDLNJ-së, BE-ja këtë rast po e e merr si rezervë në progresin e bisedimeve për Kosovën e Serbinë.

”KMDLNj-ë edhe këtë e merr me rezervë duke e ndërlidhur me progresin e bisedimeve me Serbinë që nënkupton se liberalizimi i vizave do të jetë pjesë e karrotës nëse do të ketë përparime të prekshme në këto bisedime sipas kërkesës së ndërkombëtarëve. BE-e gjatë gjithë kësaj kohe padrejtësisht ua ka mohuar qytetarëve të Kosovës të drejtën e lirisë së lëvizjes si njërën ndër të drejtat elementare të njeriut duke e kushtëzuar me lëshime të natyrës politike”, thuhet më tej në reagim.

Për rastin e vdekjes së një të riu në një burg të Serbisë thonë se kjo po e cenon të drejtën e njeriut.

”Të drejtat e personave të privuar nga liria, si grup i cënueshëm garantohet me të gjitha
dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare e që zbatimi i këtyre të drejtave mbikëqyret në mënyrë efektive nga organizatat e pavarura për të drejtat e njeriut apo mekanizamat e tjerë të pavarur siç janë Avokati i Popullit dhe Mekanizmat për Parandalimin e Trajtimit Degradues.
Vdekja e një të burgosuri pavarësisht rrethanave dhe shkaktarit, gjithmonë ngre dyshime
sidomos në familje por edhe në opinion.
Më 30 nëntor 2022 është raportuar në mediat norvegjeze se në rrethana të pasqaruara në Burgun e Sremka Mitrovicës në Serbi ka vdekur Artan Zymberi , shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, i dënuar me 3 vite burg dhe në mbajtje të dënimit mbi 1 vit. KMDLNj-ë merr vesh se pas viti të ri, i ndjeri Artan Zymberi do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji ku do të mbante dënimin e mbetur. Familja dhe miqtë e të ndjerit ngrejnë dyshime se ai mund të jetë vrarë.
KMDLNj rekomandon familjen e të ndjerit që pas tërheqjes së kufomës së të ndjerit Artan
Zymberi të kërkojë që të bëhet përsëri obduksioni dhe ekspertizë shtesë për të hequr dilemat apo vërtetuar dyshimet e vdekjes.
Shtetasit e Kosovës që janë në vuajtje të dënimit në Serbi por edhe shqiptarët që janë shtetas të shteteve tjera ndihen të pasigurtë në Serbi andaj është domosdoshmëri që sa më parë të nënshkruhet (në kuadër të bisedimeve) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në vendet e origjinës në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNj-së.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Arrestohen 4 shtetas të SHBA-së në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë...

​Derbi emocionues Napoli e Roma përfundon në paqe

Napoli dhe Roma kanë luajtur sonte baras me rezultat...

Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni

Në një aksident në Suharekë kanë mbetur të vdekur...

Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren

Fshehja e policëve në vende të ndryshme gjatë patrullimit...

Arrestohen 4 shtetas të SHBA-së në Shkup

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kisella Vodës në Shkup janë arrestuar 4 shtetas amerikanë,...

​Derbi emocionues Napoli e Roma përfundon në paqe

Napoli dhe Roma kanë luajtur sonte baras me rezultat 2:2, në një ndeshje dramatike ku epilogu u vendos në minutat e fundit. Dybala nga penalltia...

Viktimat e aksidentit në Suharekë janë një 31 dhe një 20-vjeçar nga Prizreni

Në një aksident në Suharekë kanë mbetur të vdekur dy persona të cilët janë nga Prizreni. Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të...