“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka...

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Fshehja e policëve gjatë patrullimit, veprim në kundërshtim me rregulloren

Extra AL PVC

Fshehja e policëve në vende të ndryshme gjatë patrullimit në terren po del të jetë në kundërshtim me një rregullore të Policisë së Kosovës. Edhe ish-drejtues të institucioneve të Policisë po e vlerësojnë këtë si veprim jo korrekt nga Policia ndaj qytetarëve.

Kur vie puna për të gjobitur qytetarët që gjatë ngasjes në trafik bëjnë kundërvajtje, zyrtarë të Policisë së Kosovës nuk hezitojnë që ta kryejnë punën e tyre.

Por, shpesh gjatë patrullimit të njëjtit është vështirë të shihen nga ngasësit pasi ata fshihen në lokacione të ndryshe.

Mirëpo kjo po del të jetë në kundërshtim me rregulloren për operativë të Policisë, e cila e specifikon se patrullat e policisë duhet të qëndrojnë në pozicione të dukshme.

Rregullorja për Operativë në Policinë e Kosovës

Ekipet patrulluese kryesisht patrullojnë në këmbë, duke qëndruar në vende publike të dukshme, në mënyrë që prezenca e tyre të ndikojë pozitivisht në sigurinë e qytetarëve, si dhe të jetë si proaktive në parandalimin e veprimeve të kundërligjshme. Shpërndarja e ekipeve patrulluese bëhet varësisht prej nevojave dhe situatës”, thotë rregullorja.

Sipas ish-kryeshefit të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Valdet Hoxha, një gjë e tillë është bërë praktikë, e cila ai kërkon që të ndërpritet.

Është praktikë shumë e gabuar sepse krijon perceptimin e një mentaliteti gjobitës që do të duhej të jetë e kundërta pra preventiva. Nuk ka asgjë të keqe nëse qytetarët e identifikojnë vendin e patrullës policore dhe arrihet efekti me uljen e shpejtësisë”, deklaroi Valdet Hoxha – ish-Kryeshef i IPK-së.

Madje, ai sugjeron që në këso raste qytetarët t’i lajmërojnë në institucionet përgjegjëse.

Çdo qytetar që dyshon që mund t’i jetë bërë e padrejtë duhet të adresohet qoftë në Inspektorat apo Polici pastaj në bazë të kompetencave delegohet tek njesiti përkatës”, shtoi Hoxha.

Vetëm në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar gjithsej 1910 gjoba trafiku.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena...

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe të botuar në Journal of Environmental Psychology, studiuesit kanë...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës. Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin...