Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin

Pas një nate të kaluar jashtë me miqtë apo...

Si ndikojnë kolegët tuaj ta lini punën?

Nuk është vetëm shefi juaj i cili ju zemëron....

Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?

Qysh nga kohërat e lashta, trangujt janë përdorur në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe ka bërë sot homazhe edhe në Krushë të Vogël. Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, Kurti ka deklaruar se ndër qëllimet e institucioneve për të pagjeturit është hapja e arkivave në Beograd, pasi sipas tij, atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që kanë rezultuar me qindra masakra në Kosovë. Ai ka thënë se qëllimi tjetër është zbulimi i varrezave të reja masive.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se me krenari dhe përgjegjësi është prioritet i qeverisë dhe institucioneve për drejtësi e rehabilitim që t’i mbajnë lart figurat e gjithë të rënëve për liri.

Kurti: Me pikëllim kujtojmë humbjet, por me përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritet për drejtësi e rehabilitim

“Nga Krusha e Madhe ku kemi aq shumë varre e nuk e kemi Ukshin Hotin ende, erdhëm në Krushë të Vogël, në këtë vend që ështe një dëshmi e madhe e gjenocidit të Serbisë. Meqenëse, këtu para 24 vjetëve, forcat policore ushtarake të Serbisë rrethuan fshatin dhe u përpoqën të shfarosin gjithë shqiptarët, duke i vrarë jo të gjithë burrat, por edhe fëmijë. Kjo ishte përpjekje e tyre që në vendin tonë të mos ngelen njerëzit tanë, pjesë e operacionit të tyre patkojë që e kishte gjenocidin për kryëfjalë të projektit serbomav. Ne me pikëllim e dhembje kujtojmë humbjet dhe vuajtjet, por në të njëjtën kohë me krenari dhe përgjegjësi do t’i mbajmë lart në prioritet e qeverisë tonë e të institucioneve për drejtësi e rehabilitim”, ka thënë Kurit.

Mes tjerash, Kurti ka folur edhe për numrin e madh të të pagjeturëve, me ç’rast, ka thënë se ata nuk janë thjesht të pagjetur, por të zhdukur me dhunë.

Kurti: Hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave të reja masive, dy preokupimet tona kryesore

“Ata nuk janë thjeshtë vetëm të pagjetur, ata janë të zhdukur me dhunë dhe dy janë preukupimet tona kryesore, hapja e arkivave në Beograd, meqenëse atje është e vërteta për planet gjenocidiale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosvë dhe tjetra është edhe zbulimi i varrezave të reja masive, e dihet që një gjë e tillë ka hasur në shumë obsduksione dhe pengesa në Serbi, ku në pesë varreza masive janë zbuluar tashmë në vitet e shkuara afër 1 mijë trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera. Por, asnjëherë nuk ka qenë e lehtë, e ndihmuar kërkesa dhe hulumtimi për varreza të tjera”, është shprehur ai.

I pyetur nëse do të kërkojë qe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të kërkojë falje për të gjitha masakrat në Kosovë, Kurti ka thënë se këtu bëhet fjalë për njerëz, të cilët i mohojnë krimet.

Ai ka potencuar se Serbia ka mohuar edhe dëshmitë e ambasadorit, William Walker për masakrën e Reçakut.

Kurti: Serbia s’i pranon krimet e kryera, bëhet fjalë për njerëz që mohojnë krimet

“Ata nuk po i pranojnë krimet e kryera këtu, bëhet fjalë për njerëz, të cilët mohojnë krimet. Masakrën e Reçakut ata kanë thënë se është e fabrikuara dhe me ofendimet me të rënda i janë drejtuar edhe ish ambasadorit, William Walker, i cili ishte dëshmitar i asaj masakre. Meqenëse, kur trupat e të vrarëve ishin ende kufoma të ngrohta, ai i vizitoi dhe dëshmoi për ato krime lufte, krime kundër njerëzimit e që janë edhe gjenocid njëkohësisht”, është shprehur mes tjerash Kurti.

Kryesuesi i Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti ka thënë se një nder prioritetet kryesore të qeverisë është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë.

Për këtë, ai ka thënë se kanë arritur që këtë çështje ta fusin në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko-gjerman apo marrëveshjes së Ohrit, mes Kosovës dhe Serbisë, për çka shpreson në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që të jepen arkivat e saj, që pas 24 vitesh familjeve të personave të zhdukur të paktën t’u lehtësohet dhimbja.

Hoti: Shpresojmë në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që neve të na jepen arkivat

“Një ndër prioritetet të qeverisë së Kosovës është edhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë. Tashmë kemi arritur me një mund të madh më fut në aneksin e implementimit të marrëveshjes së planit franko gjerman, marrëveshjës e Ohrit. Dhe tashmë, Serbia në implementimin e saj, sepse ne e njohim Serbinë dhe nuk është se i besojmë ndonjëri prej neve, por nëse ajo fillon implementimin e saj e ka për obligim në radhë të parë t’i pranojë ashtu siç janë të shkruara në deklaratën e personave të zhdukur të Brukselit që do të nënshkruhet drejt, kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, si persona të zhdukur me forcë dhe që e ka bazën në Konventën Ndërkombetare të OKB-së. Po ashtu, e ka për obligim të dorëzojë të gjitha arkivat e saja si audio, video dhe te shkruara të klasifikuara, sepse ky është qëllimi jonë, të hymë në arkivat e klasifikuara të Serbisë, të hymë në urdhërat e ushtrisë dhe policisë serbe për këto krime që kanë bërë. Ne shpresojmë në ndikimin e BE-së dhe ShBA-ve që do të ushtrojnë jo vetëm presionin e tyre, sepse presionin e tyre tash e 23 vite e kemi parë ku ka sjellë rezultate, por shpresojmë në kushtëzimin e tyre ndaj Serbisë që neve të na jepen këto arkiva dhe informacione dhe më në fund pas 24 viteve, familjet e personave të zhdukur t’u lehtësohet dhimbja pasi nuk mund t’ua largojmë”, ka shtuar Hoti.

/TV Arbëria

   LEXO EDHE:

​Familjarët e të pagjeturve nuk presin rezultate nga dakordimi në Ohër

spot_img

Të fundit

Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin

Pas një nate të kaluar jashtë me miqtë apo...

Si ndikojnë kolegët tuaj ta lini punën?

Nuk është vetëm shefi juaj i cili ju zemëron....

Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?

Qysh nga kohërat e lashta, trangujt janë përdorur në...

Rregullat bazë për të pasur një lidhje të shëndoshë

Dashuria është gjëja më e bukur që mund të...

Dëmet që i shkaktoni fytyrës nëse flini pa pastuar grimin

Pas një nate të kaluar jashtë me miqtë apo një feste mes shoqesh, gjëja e fundit që do të donit të bënit është të...

Si ndikojnë kolegët tuaj ta lini punën?

Nuk është vetëm shefi juaj i cili ju zemëron. Faktorë të ndryshëm mund të bëjnë kolegët të padurueshëm. Për shkak se ne kalojmë shumicën e...

Çfarë i ndodh trupit nëse e hani vetëm një trangull në ditë?

Qysh nga kohërat e lashta, trangujt janë përdorur në Indi në gjellëra të ndryshme, ashtu sikur edhe mjekime tradicionale. Kjo, për shkak se në vende...