Krasniqi: Qytetarëve të besimit ortodoks, urime Pashkët

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka uruar festën e...

Nesër manifestim madhështor për 619-të vjetorin e Skendërbeut

6 maji, data e lindjes së heroit tonë kombëtar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

KFOR-i për situatën në veri: Palët të mundësojnë lirinë e lëvizjes në Kosovë

Extra AL PVC

KFOR-i u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të “angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes”, duke theksuar se zgjidhja e situatës duhet kërkuar përmes dialogut.

“KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. KFOR-i ka kapacitet të plotë, duke përfshirë personelin, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet, në të gjithë territorin e Kosovës, sipas mandatit të tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga viti 1999”, tha komandanti i KFOR-it Angelo Michele Ristuccia në një deklarim për median serbe N1.

Ai shton se KFOR-i ka shtuar praninë e tij që nga tetori, duke përfshirë ushtarët dhe patrullat shtesë të kësaj jave në veri të Kosovës.

“Ne presim që të gjithë aktorët të bashkëpunojnë ngushtë me KFOR-in dhe të përmbahen nga shprehjet provokuese të forcës, për të mundësuar lirinë e lëvizjes në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Zgjidhja duhet kërkuar përmes dialogut”, tha komandanti i KFOR-it, Ristuccia.

Serbët në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët me barrikada për të 11-tën ditë në shenjë proteste kundër arrestimit të ish-pjesëtarit të policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ai nga institucionet e Kosovës dyshohet për vepra të terrorizmit.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe...

Krasniqi: Qytetarëve të besimit ortodoks, urime Pashkët

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka uruar festën e...

Nesër manifestim madhështor për 619-të vjetorin e Skendërbeut

6 maji, data e lindjes së heroit tonë kombëtar...

I tha “e pafytyrë” dhe “tradhtare”, ky është gjesti që Romeo bën ndaj Eglës

Nominimi për finalistin e Big Brother VIP 3 sipas...

Knaus: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Ditët e fundit, Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Kancelari gjerman Olaf Scholz i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që të marrë...

Krasniqi: Qytetarëve të besimit ortodoks, urime Pashkët

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka uruar festën e Pashkëve ortodokse. Ai ka shkruar që uron që të gjithë të kenë shëndet, mirëqenie dhe shpresë. “Qytetarëve...

Nesër manifestim madhështor për 619-të vjetorin e Skendërbeut

6 maji, data e lindjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skendërbeut, në Prishtinë do të shënohet me një manifestim madhështor në qendër...