Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës,...

Moti në Kosovë me diell

Sot gjatë ditës parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kate Middleton zbulon se ka kancer: Princesha i nënshtrohet kimioterapisë, thotë se “po bëhet çdo ditë e më e fortë”

Extra AL PVC

Princesha e Uellsit ka njoftuar se është në fazat e hershme të një trajtimi, pasi një lloj kanceri u zbulua në disa teste që ajo pati kryer.

Në një video-mesazh, Catherine thotë se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.

Detajet e kancerit nuk janë bërë të ditura, por Kensington Palace thotë se ka besim se princesha do të shërohet plotësisht.

Deklarata e princeshës shpjegon se kur ajo bëri një operacion abdominal në janar, nuk dihej që kishte kancer.

“Sidoqoftë, testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm. Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohej një kursi kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi,” tha princesha.

Ajo tha se po mendonte për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri, duke shtuar: “Për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme qofshin, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Nuk jeni vetëm”.

Catherine tha se rikuperimi nga operacioni i saj kishte marrë kohë dhe prioriteti tani ishte familja e saj.

“William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë të re.”

Princesha shtoi: “Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.”

Ajo tha se familja tani ka nevojë për “disa kohë, hapësirë dhe privatësi”.

Catherine dhe Princi William tani nuk pritet të shfaqen me familjen mbretërore të dielën e Pashkëve dhe nuk do të ketë ndonjë kthim të hershëm në detyrat zyrtare për princeshën.

Pallati tha gjithashtu se mungesa e papritur e Princit William nga një shërbim përkujtimor në fund të shkurtit ishte për shkak të zbulimit të diagnozës së kancerit të Chatherinës.

spot_img

Të fundit

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës,...

Moti në Kosovë me diell

Sot gjatë ditës parashikohet të mbajë mot kryesisht me...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen...

​Hezbollahu sulmon Izraelin, IDF zmbraps raketat

Grupi libanez Hezbollah njoftoi se sot shënjestroi dy pozicione...

Armët pa leje në Kosovë, rrezik për sigurinë e qytetarëve

Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thonë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qytetarët të cilët kanë armë pa...

Moti në Kosovë me diell

Sot gjatë ditës parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin...

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Në një konkurs përmes së cilit pritet të gradohen 355 policë të lartë, Policia e Kosovës dyshohet se ka favorizuar një gjeneratë, e cila...