Kryetari i Kamenicës me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar...

Kjo komunë në Kosovë shpall gjendjen emergjente me mbeturinat

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendjen...

​Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës

Dogana e Kosovës dhe ajo e Francës do të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kalaja e Lezhës do të ndriçohet, së shpejti mund të vizitohet edhe natën

Extra AL PVC

Kalaja e Lezhës së shpejti do të ndriçohet nga dritat në çdo cep. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Shkodrës, ekipet e së cilës vijojnë punët e përditshme në funksion të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të sinjalistikës së pasurive kulturore.

Ndriçimi përfshin, hyrjen e kalasë, ndriçimin e mureve të jashtme dhe të objekteve të brendshme me vlerë.

Me zbatimin e projektit elektrik, ndriçimi i saj parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik, me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë, duke iu shtuar rrjetit të ndriçuar të kalave në të gjithë Shqipërinë.

“E veçanta e këtij investimi është se, për herë të parë në një objekt të tillë, siç është Kalaja e Lezhës do të bëjë që kalaja, jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo do të mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm”, u tha në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër.

Ndryshe, Kalaja mesjetare e Lezhës është ndërtuar mbi rrënojat e Akrolisit antik në shekullin IX-të, duke marrë kështu karakterin e një qendre qytetare.

Ajo është rindërtuar disa herë duke filluar që nga shek. III-të para. Kri. nga Mbretëria Ilire, Bizantinët pas djegies nga inkursionet sllave të vitit 592, nga Dukagjinët vendas pasi u dogj aksidentalisht në vitin 1398, Venedikasit gjatë viteve 1440-1451 duke marrë edhe formën që ka sot.

U dogj dy here në vitet 1478 dhe 1503 nga vetë qytetarët lezhjanë pasi u rrezikua nga osmanët të cilët e përdornin si bazë për të sulmuar vendasit që ishin zhvendosur në Ishullin e Lezhës. Te rrezikuar nga sulmet e mundshme Veneciane nëpërmjet lumit Drin dhe sulmet e kryengritësve Shqiptarë, sulltan Sulejman Selim Bajazit Han (Sulejmani i Madhërishëm) urdhëroi rindërtimin e kalasë në vitet 1521-1522.

Muret e kësaj periudhe janë të mbivendosura mbi ato veneciane dhe kësaj periudhe i përket edhe restaurimi i Xhamisë Sulejmanie dhe muret turke që ndajnë oborrin e brendshëm me atë të jashtëm brenda hapësirës së Kalasë. Në Kalanë e Lezhës ndodheshin tre pllaka mermeri me basoreliev.

Shqiponja me një gjarpër nën kthetra paraqitej në njërën prej tyre, tjetra paraqiste një luan të Shën Markut (venecian) dhe tek e fundit paraqiteshin dy shenjtorë me një kryq të stilizuar. Këto pllaka mermeri ishin me madhësi që i përshtateshin kornizës se portës hyrëse të Kalasë, vend që më pas është vendosur pllaka osmane që flet pikërisht për rindërtimin e kalasë nga osmanët.

Kjo kala dominon deri në bregun e detit dhe mbyll pothuajse gjithë rrugët për në brendësi. Ana Komnena e quajti kështjellën e Elissonit, “një kështjellë në ajër, syri i djathtë i Durrësit”.

Sot në kalanë e Lezhës mund të shihet, përveç peizazhit të bukur e relaksues, edhe teknikat dhe fazat e ndryshme të ndërtimit mijëravjeçar të vendosura sipër njëra-tjetrës, si dhe një sipërfaqe rreth 1.5 ha me ambiente çlodhëse.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kryetari i Kamenicës me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar...

Kjo komunë në Kosovë shpall gjendjen emergjente me mbeturinat

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendjen...

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina ka tërhequr nga vijat e frontit tanket Abrams...

​Forcohet bashkëpunimi me Doganën e Francës

Dogana e Kosovës dhe ajo e Francës do të...

Kryetari i Kamenicës me pare të komunës i dërgon maturantët në ekskursion në Shqipëri

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se komuna që drejton ai ka mbuluar shpenzimet e ekskursionit të maturantëve të këtij qyteti. Ai...

Kjo komunë në Kosovë shpall gjendjen emergjente me mbeturinat

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, pasi punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia”...

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina ka tërhequr nga vijat e frontit tanket Abrams M1A1 të ofruara nga SHBA-ja për shkak se sulmet me dronët rus e kanë bërë...