Dy raste të vdekjeve brenda ditës, një në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona....

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ja cilat gabime duhet t’i shmangni në një intervistë me video

Extra AL PVC

Izolimi për shkak të koronavirusit e ka ndërruar mënyrën se si zhvillohen takimet dhe intervistat, madje edhe mënyrën se e si punohet pasi që disa kompani kanë filluar që ta praktikojnë më shumë të punuarit nga shtëpia. Madje, disa intervista pune po zhvillohen virtualisht. Veçmas në ato kompani të cilat ofrojnë mundësi punësimi nga shtëpia.

Sipas një studimi të fundit të menaxherëve të punësimit, rekrutuesve dhe profesionistëve të burimeve njerëzore, një e treta e punëdhënësve (33 për qind) i kryejnë intervistat e tyre të punës tërësisht përmes videokonferencës. 21 për qind të tjerë thonë se e fillojnë procesin e intervistës virtualisht dhe ofrojnë vetëm intervista ballë për ballë në raundet përfundimtare. Vetëm 21 për qind thanë se shumica e intervistave të punës në kompaninë e tyre ndodhin personalisht.

Sondazhi u kërkoi të anketuarve të renditnin 11 lloje të gabimeve që aplikantët bëjnë në intervistat me video, nga më të dëmshmet për punësim deri te ato më pak të dëmshme. Lajmi i mirë është se defektet teknike, të tilla si wi-fi jostabil, u renditën poshtë në listë, duke u renditur në vendin e dhjetë. Por disa probleme të tjera të zakonshme mund të pengojnë gjetjen e vendit të punës.

Sipas sondazhit këtu janë pesë gabimet kryesore që duhen shmangur në një intervistë pune, shkruan Akademi Pune.

1.Shmangia e kontaktit me sy ose shikimi në hapësirë

Ju mund të keni praktikuar shumë shpesh “Zoom”-in dhe aplikacione të tjera për videokonferencë vitet e fundit, por është e rëndësishme të mbani mend se një intervistë pune me video nuk është thjesht një tjetër takim apo bisedë me miqtë. Punëdhënësit duan të shohin që ju jeni të përqendruar në bisedë, kështu që mbani sytë te kamera.

2.Mos rrini ulur në një dhomë të çrregullt

Kur shkoni në një intervistë pune ku takoheni personalisht me intervistuesin, ju merrni një përshtypje se si duken zyrat, kush punon dhe si mund të ndiheni atje. Intervistat virtuale mund të jenë pikërisht e kundërta. Nëse nuk vendosni të turbulloni ose personalizoni sfondin tuaj, punëdhënësi mund të shohë hapësirën tuaj të punës dhe të gjykojë se çfarë thotë ajo për ju. Kjo do të thotë që nëse zgjidhni të bëni intervistën në shtëpinë tuaj, sigurohuni që të rregulloni zyrën tuaj duke i kushtuar rëndësi çdo gjëje që do të shfaqet në kamera. Nëse nuk mund ta siguroni një hapësirë të tillë atëherë të keni parasysh përdorimin e një dhome takimesh në bibliotekën tuaj publike ose hapësirë të ngjashme të komunitetit që mund të rezervohet falas.

3.Mos lini të aktivizuara aplikacione që mund të tingëllojnë

Përpara se të hapni aplikacionin e takimit për intervistën tuaj virtuale, është mirë të mbyllni të gjitha programet e tjera që mund të përdorni. Ju gjithashtu duhet të çaktivizoni të gjitha tingujt e postës elektronike dhe mesazheve që mund të ndërpresin bisedën. Nëse telefoni ju tingëllon vazhdimisht atëherë do të dukeni shumë joserioz dhe pafokus në intervistë.

4.Përdorimi i një sfondi joprofesional

Nëse vendosni të përdorni një imazh në vend që të mjegulloni sfondin ose të tregoni dhomën ku ndodheni, zgjidhni diçka të thjeshtë. Shmangni fotot familjare, fotot e pushimeve, karikaturat, memet dhe të ngjashme që mund të prishin bisedën e cila duhet të jetë e përqendruar se pse jeni personi më i mirë për këtë punë. Në vend të kësaj, mund të zgjidhni një dizajn të thjeshtë ose një ngjyrë të ngrohtë.

5.Ndërprerja nga familjarët e kandidatit

Miqtë dhe familja juaj mund t’ju ndihmojnë të praktikoni intervistën tuaj të punës dhe të përsosni nivelin tuaj. Por pasi të ketë filluar intervista virtuale, është më mirë t’i mbani ato larg syve dhe veshëve. Në dhomën ku po zhvilloni intervistën është mirë të jeni vetëm ju dhe të mos keni pengesa të tjera apo pëshpërima. / AkademiPune

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dy raste të vdekjeve brenda ditës, një në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona....

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat...

SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK),...

Dy raste të vdekjeve brenda ditës, një në Fushë Kosovë dhe një në Prishtinë

Sot gjatë ditës janë gjetur të vdekur dy persona. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një rast në Prishtinë...

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat e mediave turke dhe të pranishmëve në një event ku ishte i ftuar presidenti turk...