Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bënin gara shpejtësie, dy shoferë marrin gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe 1 vjet ndalim të ngasjes

Sot në rrugën “Dëshmorët e Hereqit” në Gjakovë, policia...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Izraeli vendos për mbylljen e zyrave të Al Jazeeras

Extra AL PVC

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeveria e tij ka votuar në mënyrë unanime për mbylljen e zyrave lokale të transmetuesit televiziv në pronësi të Katarit, Al Jazeera.

Netayahu e bëri publik vendimin më 5 maj përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Por, detajet e ndikimit që do të ketë ky vendim ndaj Al Jazeeras, nuk janë ende të qarta. Po ashtu ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi vendimi dhe nëse është i përhershëm apo i përkohshëm.

Al Jazeera, që ka selinë qendrore në Doha të Katarit, ende nuk ka komentuar për vendimin izraelit. Por, një korrespondent i Al Jazeeras në shërbimin arab tha se ky urdhër do të ndikojë tek operacionet e transmetuesit në Izrael dhe në Jerusalemnin Lindor, prej ku kishte transmetuar drejtpërdrejtë programe që nga 7 tetor, kur nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Korrespondenti tha se vendimi i Qeverisë izraelite nuk do të ketë ndikim në operacionet e Al Jazeeras në territoret palestineze.

Mediat izraelite thanë se vendimi në kabinetit qeverisës do t’i mundësojë Izraelit që të bllokojë Al Jazeeran që të operojë në shtet për 45 ditë, sipas vendimit.

“Qeveria ime vendosi në mënyrë unanime: kanali nxitës Al Jazeera do të mbyllet në Izrael”, shkroi Netanyahu.

Al Jazeera ka mohuar fuqishëm se është një kanal nxitës kundër Izraelit.

Izraeli dhe Al Jazeera për një kohë të gjatë kanë mospajtime. Por, vendimi kërcënon rritje tensionesh me Katarin, pasi Qeveria në Doha aktualisht po luan rol kyç në përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje që do të ndalte luftën në Gazë.

Al Jazeera është një prej mediave të pakta ndërkombëtare që raportojnë nga Gaza që nga nisja e luftës më 7 tetor. Programet në gjuhën arabe të kësaj media shpesh publikojnë edhe deklarata nga Hamasi dhe nga grupe të tjera militante në rajon. Kjo media ishte kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak dhe pas rrëzimit të diktatorit irakian, Saddam Hussein. /REL/

spot_img

Të fundit

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të...

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë: Po lirohen të gjitha hapësirat që ishin të uzurpuara më parë

Drejtori i Inspektoratit në Prishtinë, Florian Dushi, lidhur me...

Bebe Rexha kthehet me këngën “Chase It”

Pas disa muajsh mungesë, këngëtarja Bebe Rexha është kthyer në skenë me këngën e re “Chase It”. Kënga është shumë ritmike dhe fiks për verën...

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë derisa i dyshuari paraqitet në gjykatë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në gjendje të qëndrueshme, por të rëndë, ndërsa personi i akuzuar për përpjekjen për ta vrarë atë bëri...

Frederik Ndoci në podcastin “Flasim”: Ju heq kapelën për punën e bërë! Kryeministri Rama: Po e ekzagjeron…

Artisti Frederik Ndoci ishte i ftuari i radhës i podcastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Këngëtari e nisi intervistën duke treguar arsyen se pse la...