Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ibrahimi: Komunat shpenzuan 65% të mjeteve për investime kapitale, Qeveria dështoi në këtë drejtim

Extra AL PVC

Më shumë se 65 për qind e shpenzimeve për investime kapitale kanë harxhuar Komunat e Kosovës. Kjo përqindje synohet që deri në fund të këtij vitit të shkojë deri në 70 për qind.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai ka thënë se përqindja e shpenzimeve të komunave këtë vit është dukshëm më e lartë se e Qeverisë. Sipas tij, niveli qendror ka më pak shpenzime për investime kapitale, teksa thotë se do t’i teprojnë qindra miliona euro.

“Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, del se komunat kanë harxhuar deri të premten pasdite më shumë se 65 për qind të mjeteve për investime kapitale dhe duke e marrë parasysh se e kanë këtë javë në dispozicion, atëherë po besojmë se përqindja e shpenzimeve në nivel lokal për investime kapitale, do të shkojë deri në 70 për qind. Në bazë të informatave që kemi, nivelit qendror do t’i teprojnë me qindra miliona euro të cilat kanë qenë të dedikuara për investime kapitale dhe këto investime, qytetari i Kosovës nuk do t’i prekë”, thotë Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se me këtë përqindje të shpenzimeve nga ana e komunave, rritet edhe përqindja e shpenzimeve në nivel qendror, e cila këtë vit është e ulët “për faj të Qeverisë”.

“Mund të konkludojmë se niveli i shpenzimeve në përqindje në nivelin lokal, ka ndikuar jashtëzakonisht shumë që përqindja e shpenzimeve në investime kapitale në nivel vendi të ngritët. Pra ky është një kontribut i komunave edhe pse kemi pas probleme dhe sfida gjatë këtij viti, e sidomos kërkesa e AKK ka qenë kompletimi i Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik pastaj kërkesë ka qenë që komunave t’iu mundësohet rishikimi i Buxhetit, pastaj problemet me normën e lartë të inflacionit por edhe mosamandamentimi i Ligjit për Prokurim Publik. të gjitha këto sfida, mund të themi që komunat i kanë kaluar me sukses duke marrë parasysh përqindjen e shpenzimeve në investime kapitale”, thotë Ibrahimi.

“Ne si Asociacion i kemi adresuar shqetësimet e autoriteteve lokale dhe kolegjiumet tona profesionale i kanë identifikuar problemet dhe këto probleme i kemi adresuar në nivel qendror që faji kryesor që edhe komunat nuk e kanë përqindjen shumë të lartë siç e kanë pasur viteve të kaluara të shpenzimeve për investime kapitale, është faji i nivelit qendror”, ka thënë Ibrahimi.

Fajtor për përqindjen e ulët në nivel lokal, Ibrahimi e bën Qeverinë. Ai ka listuar edhe faktet përse Qeveria mund të jetë fajtore për mosshpenzueshmërinë e mjeteve për investime kapitale.

“Niveli qendror ka vendosur se kur duhet të themelohet Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe ky organ nuk ka qenë i kompletuar për më shumë se një vit, pra komunat nuk kanë mundur të bëjnë asgjë në këtë drejtim por ka qenë në dorën e nivelit qendror, pastaj mosamandamentimi i Ligjit për Prokurim Publik. Ne si Asociacion i kemi dhënë kërkesat tona, mirëpo nuk është në dorën e komunave të harmonizojnë ligje por edhe të miratojnë ligje”, u shpreh tutje Ibrahimi.     /TV Arbëria   

spot_img

Të fundit

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...

Po jetojnë së bashku, Brad Pitt filmohet në momente romantike me të dashurën e re

Pas fundit të romancës me Angelina Jolie, marrëdhënie e...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në krahasim me...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave. Berisha deklaroi se procesi ende s’ka...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ky organizim dëshmon...