Kosova përfiton 5 projekte për arsim dhe aftësim profesional nga RCF, vlera mbi 2 milionë euro

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Osmani: Në projektligjin për sport kemi përfshirë çështjen e infrastrukturës dhe financimit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hovenier thotë se lufta kundër korrupsionit është proces afatgjatë që kërkon partneritet

Extra AL PVC

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se lufta kundër korrupsionit është proces afatgjatë dhe kërkon partneritet në mes të gjithë akterëve, duke shtuar se roli i shoqërisë civile ofron mbikëqyrje të domosdoshme mbi institucionet qeveritare.

Ai ka thënë se SHBA-të janë krenare në rolin e tyre në mbështetje të institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit, të cilat sipas tij kanë shënuar përparim ndër vite.

Në kuadër të javës kundër korrupsionit, të organizuar nga Lëvizja FOL, gjatë adresimit të tij para shoqërisë civile dhe mediave, Hovenier ka thënë se me mbështetje të shoqërisë civile duke kërkuar llogari nga institucionet, është shënuar përparim.

Hovenier: Populli pret që institucionet t’u shërbejnë atyre dhe jo të marrin nga ta

“Niveli i besimit që njerëzit e kanë pasur në këto institucione dikur, 15 vjet më herët krahasuar më sot, policia, gjykata, prokurorët, shërbimi korrektues, janë organe vendore kosovare që po bëjnë përparim të dukshëm, a ka hapësirë për përmirësim e dini ju vetë përgjigjen, por edhe ne SHBA mund të themi të njëjtën përgjigje. A është arritur përparim me mbështetje të shoqërisë civile që të ju kërkojmë llogari institucioneve? Po, natyrisht se ka pasur. Që ta përmbyllim këtë, kjo është një çështje shumë e rëndësishme dhe mendoj që të gjithë duhet ta pranojmë se qytetarët presin më shumë nga qeveritë e tyre. Ne, populli, presim që institucionet të na shërbejnë neve dhe jo që të marrin nga ne. Që prokurimi të bëhet në mënyrë transparente, presim që gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit të kryejnë punë ne tyre dhe të mos ndikohen në mënyra të padobishme”, ka thënë Hovenier.

Ai ka përmendur ndryshimet në fushën e drejtësisë që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për çka ka thënë se SHBA-të janë krenarë me mbështetjen e dhënë.

Hovenier: Jemi krenarë me rolin tonë në mbështetjen e institucioneve të Kosovës

Pavarësia e Kosovës ka ndryshuar edhe më shumë dhe prej pavarësisë së Kosovës e kemi parë një themelimin të institucioneve jetike prej atëherë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe nganjëherë jeni skeptik për punën që po e bëjnë këto e di, këto institucione janë të reja, por SHBA është shumë krenare me rolin tonë në mbështetjen e këtyre institucioneve dhe kosovarëve dhe qeverive gjatë viteve që këto institucione të ngritën në këmbë, të bëjnë punën e tyre, të bëhen me efikase. Është proces afatgjatë, kemi investuar shumë në vetë mbështetjen e këtyre proceseve dhe duhet të them se është edhe e përpjekjeve e Kosovës për kosovarët dhe jemi të kënaqur që mund të mbështesim”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori amerikan ka thënë se shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm dhe unik në luftën kundër korrupsionit.

Hovenier: Lufta kundër korrupsioni është proces afatgjatë

“Lufta kundër korrupsionit nuk është një herë, por është një proces që është afatgjatë dhe kërkon partneritet midis të gjithë hisedarëve, shoqërisë civile, sepse duhet të keni qeverinë, shoqërinë civile, gazetarët, sektorin privat, të gjithë bashkë. Nganjëherë shohim që qeveritë janë septike për rolin që shoqëria civile mund ta luajë si partner në luftën kundër korrupsionit, dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar, si dhe për të përforcuar aftësitë e shoqërisë për ekspozimin e veprave të korrupsionit, e shohim këtë anembanë… Kosova nuk është e vetme në vendet e botës që e ka vënë luftimin e korrupsionit si një listë shumë të rëndësishme të prioriteteve, edhe pse nevojitet ende shumë punë e madhe për ta çrrënjosur korrupsionin këtu dhe në vendet e tjera të botës”, ka thënë ambasadori amerikan.

Hovenier ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin partnerët e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kosova përfiton 5 projekte për arsim dhe aftësim profesional nga RCF, vlera mbi 2 milionë euro

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po shkon drejt fundit

Ne na pëlqen të flasim për të drejta të...

Osmani: Në projektligjin për sport kemi përfshirë çështjen e infrastrukturës dhe financimit

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe...

Kosova përfiton 5 projekte për arsim dhe aftësim profesional nga RCF, vlera mbi 2 milionë euro

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional (AFP). Aty...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit...

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj po shkon drejt fundit

Ne na pëlqen të flasim për të drejta të barabarta dhe të respektojmë interesat e njëri-tjetrit dhe në teori të gjithë jemi të zotë....