KQZ-ja sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot të mbajë mbledhjen e...

Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hovenier, Osmani e Kurti: Albright, një mike e vërtetë e Kosovës

Extra AL PVC

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani, në përvjetorin e vdekjes së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kanë bërë homazhe para bustit të saj në kryeqytet.

“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj. Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jeta të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, shkruan Hovenier në Twitter.

Ndërsa presidentja Osmani ka thënë se populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese në kohët tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi i saj shembullor.

“Së bashku me ambasadorin e SHBA-ve, Hovenier nderuam ish-sekretaren Madeleine Albright në përvjetorin e ndarjes nga jeta. Populli i Kosovës do ta kujtojë atë përgjithmonë si një fener shprese në kohët tona më të errëta. Ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga lidershipi i saj shembullor”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar në njëvjetorin e ndarjes nga jeta ish Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Kurti ka thënë se ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës.

“Sot, një vit nga vdekja e saj, ne nderojmë Madeleine Albright, një diplomate e njohur dhe sekretaren e parë femër të shtetit. Pasi u largua nga vendi i saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo e kuptoi thellë dhimbjen e të tjerëve dhe e kaloi jetën e saj duke mbrojtur lirinë, përfshirë atë të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Twitter. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

KQZ-ja sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot të mbajë mbledhjen e...

Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon...

​Guardiola i frikësohet Arsenalit

Manchester City mbajti presionin ndaj liderit Arsenal me një...

ASK thërret konferencë për media, tregon se si po shkon dhe çka po ndodh me regjistrimin e popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban konferencë për ecurinë...

KQZ-ja sot mban mbledhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot të mbajë mbledhjen e radhës. Mbledhja pritet të mbahet me fillim nga ora 13:30. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës...

Sot është Dita Botërore e Vallëzimit

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit. Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave që të festojnë së bashku. Duke qenë se vallëzimi konsiderohet si...

​Guardiola i frikësohet Arsenalit

Manchester City mbajti presionin ndaj liderit Arsenal me një fitore 2-0 në Nottingham Forest të dielën, por trajneri Pep Guardiola tha se ata kanë...