Përurohet Muzeu i Dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë

Në ditën e dëshmorëve nën patronatin e Kryetarit të...

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin policor

Policja e cila është raportuar si e zhdukur është...

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Homazhi poetik në kujtim të Adem Gashit hap Festivalin Poetik të Prishtinës

Extra AL PVC

Festivali Poetik i Prishtinës u hap me një Homazh poetik kushtuar shkrimtarit Adem Gashi, i cili u nda nga jeta më 16 janar të këtij viti.

“Festivalin Poetik të Prishtinës e hapëm me një Homazh Poetik kushtuar shkrimtarit maestral, shumë të dashtunit Adem Gashi.
Aktori i mirënjohur Nimon Muçajn, përmes leximit të një cikli poetik na solli zërin autentik të Ademit.

Ishte përjetim i veçantë pastaj, kur për disa minuta në formatin e video-poezive, realizuar kohë më parë nga ObserverKult, risollëm në ekranin e madh, Ademin duke lexuar disa nga lirikat dashurore të tij.

 

 

E pamë dhe ridëgjuam timbrin e zërit të Ademit tek lexonte lirikat e tij të punume me aq finesë, siç bënte rëndom me secilën poezi të tijën.

Për krijimtarinë e Ademit foli shkrimtari Emin Z. Emini, duke shpalosur një vështrim prej miku e prej studiuesi, njëkohësisht.
Me një pikë të jashtëzakonshme instrumentale, t’mbushun dashni e dhimtë, muzikantët Astrit Stafai dhe Artan Rexhepi përmes tingujsh u ndërlidhën me poezinë e Ademit.

Dhe për fund, i biri i poetit, Dardan A Gashi, njerëzor dhe fisnik, foli me zërin e zemrës për babain e ndjerë.
Programi i Festivalit, vazhdoi me takime letrare me katër të ftuar special, me Dije Demiri Frangun, Rita Petron, Ahmet Selmani dhe Ag Apolloni, secili më i mirë se tjetri, secili më i lexueshëm se tjetri, secili me i veçantë se tjetri, e që të gjithë bashkë, përfaqësues fort të denjë te letërsisë së sotme shqipe.

Pas diskutimeve secili prej tyre solli pjesë nga krijimtaria, përcjellur në kitarë nga Naser A. Dula.
Faleminderit të gjithëve !’-shkruan Donika Dabishevci.

spot_img

Të fundit

Përurohet Muzeu i Dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë

Në ditën e dëshmorëve nën patronatin e Kryetarit të...

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin policor

Policja e cila është raportuar si e zhdukur është...

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të...

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe...

Përurohet Muzeu i Dëshmorëve në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Penuhë

Në ditën e dëshmorëve nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta janë organizuar homazhe...

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin policor

Policja e cila është raportuar si e zhdukur është paraqitur në stacionin policor në Rahovec. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e...

Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane

Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të ketë një mirëkuptim për çështjet e interesit kombëtar dhe një përshtatje me politikën e jashtme...