Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan për 5 vjedhje në Xhami dhe një në Kishë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të...

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamza në Mejë, PDK kujton gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Extra AL PVC

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza i shoqëruar nga zyrtarë të lartë PDK-së kanë qëndruar sot në Meje të Gjakovës në përvjetorin e 25-të të gjenocidit serb që u krye mbi qindra shqiptarë të kësaj ane.

Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar. Pleq, burra e fëmijë – të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur”, thuhet në njoftimin e PDK-së në Facebook.

Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës”, thuhet në këtë postim.

Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin – më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

Kosova nuk do të harrojë asnjëherë. Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë!”, ka njoftuar PDK.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan për 5 vjedhje në Xhami dhe një në Kishë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të...

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për...

Reagon Përparim Rama, publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me...

Arrestohet 23-vjeçari në Gjilan për 5 vjedhje në Xhami dhe një në Kishë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të...

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) në javën e fundit të qershorit. Disa diplomatë, të cilët folën...

Çka deklaroi Hoxha për rastin e Martin Berishaj dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për lëvizjet që janë bërë...