Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamasi “po shqyrton propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim në Gazë”

Extra AL PVC

Hamasi ka njoftuar se po shqyrton propozimin e fundit izraelit në lidhje me një armëpushim të mundshëm në Gazë.

Bëhet e ditur se shenjat e bisedimeve të armëpushimit vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se “pragjet e urisë në Gazë do të shkelen gjatë javëve të ardhshme”, nëse atje nuk arrin ndihma ushqimore.

Gjithashtu, kushtet pritet të përkeqësohen nga një ofensivë që Izraeli zotohet ta kryejë kundër batalioneve të Hamasit në Rafah.

Rafahu ndodhet në kufi me Egjiptin dhe strehon me qindra mijëra palestinezë.

Ndryshe, Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gazë, por pa sukses deri më tash, përcjell Telegrafi.

Ka pasur përparim të dukshëm në afrimin e pikëpamjeve të delegacioneve egjiptiane dhe izraelite”, tha al-Qahera News, media kjo e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane.

E ndërsa bisedimet zvarriten, në territoret palestineze vdesin dhjetëra njerëz çdo ditë, sipas shifrave nga Minstria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Lufta e cila filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor, deri më tash thuhet se ka rezultuar në vdekjen e rreth 1,170 izraelitëve, kryesisht civilë, dhe rreth 34,388 palestinezëve.

Ndryshe, një samit ndërkombëtar do të zhvillohet së shpejti në Arabinë Saudite dhe do të ketë për fokus luftën dhe situatën humanitare.

Një prej liderëve që do të marrë pjesë në takim është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Dhuna e rritur midis grupeve militante dhe Izraelit ka rritur frikën për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...

Kurti: Dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë po mblidhen nga institucionet vendore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin...

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ata po vazhdojnë të jenë vizitorë besnik...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe,...