BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat...

SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK),...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​“Halili dhe Hajria”, 59 vjet nga vënia në skenë e baletit të parë shqiptar

Extra AL PVC

“Halili dhe Hajria” është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Ishte 13 janari i vitit 1963, kur kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një grup i madh artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”.

Interpretuesit e parë në rolin e Halilit, kanë qenë Xhemil Simixhi, Kristaq Rada dhe Llaqi Nako dhe në rolin e Hajries: Ganimet Vendresha (Simixhi) Zoica Haxho, ndërsa në rolet e tjera përmenden emrat e Luan Shtinos, Miltiadh Papës, Agron Aliajt, Skënder Jazexhiut, etj.

Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj.

Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të 150-n herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.

Në turnetë në Greqi, Itali, Turqi, Francë, ka pasur sukses të padiskutueshëm. Në Francë është vënë në skenë nga një trupë franceze, më pas edhe në Prishtinë. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat...

SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK),...

Bashkimi Evropian premton miliona euro për Gazën

Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68...

BE ndan rreth 14 milionë euro për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar...

Erdogan kreh flokët para se t’i bashkohet një ceremonie shtetërore

Një video interesante po qarkullon në platformën X. Kamerat e mediave turke dhe të pranishmëve në një event ku ishte i ftuar presidenti turk...

SBASHK-u proteston më 1 maj, publikon 11 kërkesat për Qeverinë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës...