Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Gjuajti me armë pa leje, arrestohet ferizajasi

ISP Broadcast

Policia e Kosovës ka arrestuar një 42-vjeçar në fshatin Sojevë të Ferizaj, pasi i njëjti ka pranuar se ka gjuajtur me armë të zjarrit, e cila ishte pa leje dhe të njëjtën e ka dorëzuar në stacionin e policisë.

“Me datën 12.12.2022 rreth orës 23:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Sojevë të Ferizajt, një qytetar ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka dëgjuar një krismë nga arma e zjarrit. Më pas në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij ka vërejtur se ishte thyer dritarja dhe brenda dhomës në komodinë ishte një predhë”, thuhet në komunikatën për media.

Po aty thuhet se Policia e stacionit në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve i ka marrë masat e nevojshme, ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet.

“Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe dëshmive të mbledhura nga vendi i ngjarjes, sot rreth orës 10:30 kanë shoqëruar në stacionin e policisë personin e dyshuar B.K (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili ka pranuar se ka gjuajtur me armë dhe armën e zjarrit ( pistoletë) pa leje e ka dorëzuar në stacionin e policisë.”

Bëhet e ditur se i dyshuari, pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...