Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjermania mbështet Kosovën me 90 milionë euro për integrim në BE, Rohde: Kjo nënvizon angazhimin tonë të vendosur

Extra AL PVC

Gjermania do ta mbështes Kosovën me 90 milionë euro, me qëllim integrimin e Kosovës në BE, ka njoftuar ambasadori gjerman Jorn Rohde.

Përmes një postimi në “X”, Rohde ka thënë se 20 milionë euro nga kjo shumë janë për grante.

“Kjo nënvizon angazhimin tonë të vendosur për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Rohde në “X”.

Në një njoftim të ambasadës gjermane thuhet se kjo marrëveshje e re shënon një rritje të një rritje të konsiderueshme në vlerën e mbështetjes krahasuar me periudhën e mëparshme 2022/2023, e cila ishte vlerësuar në 37 milionë euro, duke treguar kështu një thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Këto fonde do të përdoren për të mbështetur integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të përqendrohen, midis të tjerash, në investime në sektorin e energjisë, në veçanti në procesin e dekarbonizimit, sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, ofrimin e trajnimeve dhe punësimit, si dhe mbështetjen e komunave, veçanërisht në menaxhimin e mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë gjermane duke përmendur disa projekte të rëndësishme që janë zbatuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, siç është projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore dhe rehabilitimin e ujërave të zeza në Prishtinë, menaxhimit të mbeturinave në të gjithë Kosovën si dhe themelimin e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren./Lajmi.net/

spot_img

Të fundit

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë,...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme...

Ramabaja i thotë në sy Haradinajt se AAK frikësohet nga zgjedhjet, ky ia përmend “vendimin e Millosheviqit”

Analisti Sadri Ramabaja i tha Daut Haradinajt se AAK...

Qeveria i reagon BE’së: Asociacioni s’është menduar asnjëherë si ombrellë e legalizimit të strukturave ilegale

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i ka reaguar Bashkimit Evropian duke thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është menduar...

Prangoset i dyshuari për veprat Kanosje, posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje

Sot nga njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast Kanosje. “Njësitet policore në koordinim me prokurorin...

Perëndimi edhe njëherë kundër kryeministrit Kurti për veriun

Aksioni i Policisë së Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme në veri, ka ngritur reagime të shumta, raporton TV Arbëria. Pas këtij aksioni, ku u konfiskuan...