spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gjendet pa shenja jete i moshuari që ishte zhdukur në Istog

Extra AL PVC

Është gjetur pa shenja jete i moshuari Musë Leskova nga fshati Bajicë e Istogut i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij më 10 janar. I njëjti u gjet nga FSK-ja mesditën e sotme.

Trupi i pajetë rezultoi rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, në afërsi të lumit Drini i Bardhë.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Personi është raportuar i zhdukur më 10 janar, sot më datë 12, rreth orës 15:00 është gjetur buzë lumit Drini i Bardhë, rreth 500 metra larg shtëpisë. Sot gjatë mesditës iu kanë bashkangjitur kërkimit edhe FSK-ja”, tha Gashi.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve.

 

spot_img

Të fundit

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave,...

E rëndë në Itali, 41-vjeçarja bie nga kavo “zipline” dhe humb jetën në vend

Një 41-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e këputjes...

Ministrja Gërvalla në “Defence24 Days”: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende...

Bashkëluftëtari i Luan Haradinajt: Ne ishim më të thyer se Ramushi, na kishte thënë “pa u vra unë, juve asgjë s’do t’ju ndodhë”

Selim Krasniqi, bashkëluftëtar i Luan Haradinajt, i cili i printe një luftimeve me forcat serbe në kufirin me Shqipërinë, duke rënë dëshmor më 6...

Mbappe pranon ta sfidojë Boltin për sprint në 100 metra

Usain Bolt, mbajtësi aktual i rekordit të 100 metrave, ka sfiduar sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe në një garë, e cila tani është...